Fatkeqësisht grabitësit nuk ndalen as në ditë festash fetare.
Në orët e para të para të mëngjesit të sotëm është grabitur një mobileri në Tiranë.
Mësohet se grabitësit kanë lidhur rojen e mobilerisë që ndodhet në Vaqarr dhe kanë arritur të grabisin kasafortën.
Bëhet me dije se në kasafortë ndodheshin 30 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Sakaq mësohet se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.