Transferimi i Ernest Muçit te Besiktas është kryefjala e momentit në futbollin shqiptar. Talenti i Kombëtares shqiptare la Legian për të provuar një aventurë të re në kampionatin turk. Gjigantët nga Stambolli paguan plot 10 milionë euro për shërbimet e tij dhe 1 milionë prej tyre do të shkojnë në arkat e Tiranës që ka ruajtur 10% të kartonit.
Sulmuesi u prit si hero nga tifozët bardhezi në aeroport dhe gjatë prezantimit në ambientet e klubit. Në postimin e bërë nga Muçi në Instgram me fanellën e re, komentet janë të shumta dhe urimet vijnë edhe nga bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren shqiptare.
Nga kapiten Gjimshiti, Seferi, Asllani, Mitaj, Ramadani e me rradhë, të gjithë i urojnë më të mirën 22-vjeçarit. “Suksese zemra ime” shkruan Ardian Ismajli, “Sa më lart”, “Suksese djali më i mirë” janë disa nga urimet e yjeve kuqezi.