osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protokolli sekret! Çfarë ndodh nëse vdes Charles III?

Protokolli sekret! Çfarë ndodh nëse vdes Charles III?

Kur bëhet fjalë për familjen mbretërore britanike, asgjë nuk i lihet rastësisë.

Ditën kur Mbreti Charles i III u kurua në Spital për kancer, Familja mbretërore u kujdes deri në detaje për organizimin e funeralit të Mbretit në rast se ai do të ndërronte jetë.

Protokolli i detajuar, i koduar si ‘Menai Bridge’, ‘Ura Menai’, do të vihej në zbatim menjëherë në rast se monarku do të ndërronte jetë.

Gazeta britanike ‘The Independent’ bën publike detajet dhe arsyet e emërtimit të një protokolli të tillë.

Sipas protokollit, familja mbretërore do të njoftohet për vdekjen e mbretit, me një sërë telefonatash, duke informuar kryeministrin, sekretarin e kabinetit dhe disa ministra e zyrtarë të lartë të qeverisë.

Siç ndodhi me vdekjen e Elizabeth II, informacioni më pas do të transmetohet në vendet e Komonuelthit në të cilat mbreti është kreu i shtetit dhe më pas në shtyp.

Kurorëzimi i pasardhësit Charlesit të III, Princit William, do të realizohet disa muaj pas vdekjes së babait të tij, ndërsa gruaja e tij, Kate Middleton do të bëhet bashkëshortja e mbretit. William ka të ngjarë të mbajë një fjalim para kombit atë ditë dhe do të fillojë takimet me zyrtarët e qeverisë.

Vihet re mungesa e përmendjes së trashëgimtarit më të vogël të familjes mbretërore, Princi Harry, i cili prej disa kohësh nuk është më pjesë e pretendimeve për fronin mbretëror, për shkak të kontradiktave brenda familjes mbretërore.

Operacioni i koduar ‘Menai Bridge’, u quajt e tillë sipas urës së parë të varur prej hekuri në botë, në Uells, vend të cilit Monarku aktual i ka shërbyer për vite me radhë.