Berisha ishte një specialist intrigash . Strategjia më e fortë e tij, ishte shkatërrimi i firmave piramidale, të cilat i kishte krijuar vetë. Pasi i mbylli, i grabiti dhe firmat, duke shkatërruar shtetin dhe ushtrinë, e cila nuk e ndihmo në kryerjen me sukse të operacineve të shitjes së aramatimeve që vendi i kishte me shumicë
Sali Berisha kishte marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbërritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para.
Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.
Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët, pjesa më e madhe e të cilave u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një pjesë tjetër u grabit nga funksionarë të tjerë. Mbas disa ditësh, ndërhyn tek Meksi ( kryeministër ) në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD, për ta liruar Suden, por Meksi u përgjigj se nuk e kishte futur ai në atë burg.
Sali Berisha është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me motrën e Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadrija ka qenë oficer i zbulimit dhe përfaqësues tregtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës ( ish ambasador në ish Jugosllavi dhe ish zv/ministër i jashtëm ) dhe ka të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ( në Jugosllavi ) ishte shoqe e ngushtë me Shemsije Kadrinë, e cila, pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish veliun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica.
I gjithë ky operacion u iniciua dhe u kamuflua nga UDB-ja. Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës, kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre, përfundon Marjani/ Ekskluzive.al