Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi është gati për të bërë një hap të madh në karrierë. Sipas mediave turke, 22-vjeçari do të firmosë ditën e sotme një kontratë me klubin e Besiktas. Muçi do të nënshkruajë një kontratë 3 vite e gjysmë me gjigantët turk, ndërsa Legia e Varshavës do të përfitojë rreth 10 milion euro nga shitja e lojtarit.
Mungon akoma zyrtarizimi, por në Turqi dhe Poloni e bëjnë fakt transferimin e talentit shqiptar në Stamboll. Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020-2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.
Muci, i cili është 1.80 m i gjatë dhe mund të përdorë të dyja këmbët, mund të luajë gjithashtu si qendërsulmues dhe anësor i majtë, si dhe një pozicion numër dhjetë.Ernest Muci, i cili ka luajtur 7 herë për Kombëtaren shqiptare ka shënuar 2 asistime.
Gazetari polak Paweł Gołaszewski ka bërë të ditur detajet e transferimit të Mucit. Gołaszewski njoftoi se Legia e Varshavës mori një ofertë rekord transferimi nga Beşiktaş për Mucin. Duke thënë se skuadra polake do të marrë një transferim prej rreth 10 milionë euro, Gołaszeski deklaroi se marrëveshja është shumë afër.