Belo është denoncuar për pastrim parash gjatë fushatës për Bashkinë e Tiranës, ku humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt.
Belo ka shpenzuar qindra mijëra euro për fushatë, para që nuk kanë një burim të ligjshëm. Shpenzimet nuk janë deklaruar as në KQZ pasi Rithemelimi nuk njihet si parti nga KQZ-ja.
Ka dyshime se Belo është financuar me para të pista nga Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta. Por, fakti është se paratë e shpenzuara nuk janë të ligjshme.
Belo Këlliçi dyshohet edhe për gjobëvënie, shantazh dhe shtrëngim për marrje pasurie ndaj disa biznesmenëve. Belo dyshohet se ka përdorur Rithemelimin, fushatën dhe aksesin në media duke shantazhuar disa biznesmenë.
Por, ajo që mund ta çojë Belo Këlliçin drejt burgut është fakti se nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëjetueses Ana Shkreli, duke thyer një detyrim ligjor.
Belo dhe Ana kanë dalë publikisht duke konfirmuar bashkëjetesen. Por, në deklaratën e pasurisë që Belo ka dorëzuar në ILDKPKI, mungon pasuria e bashkëjetueses. Ligji parashikon se deputeti duhet të deklarojë pasurinë bashkëshortes ose të bashkëjetueses.
Pas disfatës me 60 mijë vota përballë Veliajt, Belo ka gjetur ngushëllim tek investigimi i inceneratorëve dhe armiqve të Nongratës.
Belo mbyllet çdo ditë me ‘bletën e tatimeve’ në zyrën e SHQUP-it, duke luftuar korrupsionin!
Paradoksi është i shumfishtë.
-Së pari, ‘bleta e tatimeve’ është akuzuar nga vetë Sali Berisha, pra nga shefi i Belos, për korrupsion dhe pazare kur ishte në krye të doganave si përfaqësuese e PS.
-Së dyti, Belo pretendon se është anëtar i Kryesisë së PD. Por, në fakt gjykatat, KQZ-ja dhe ndërkombëtarët nuk e njohin PD-në që pretendon se përfaqësonë Këlliçi.
-Së treti, ‘bleta e tatimeve’ dhe Belo Ezmeri shkojnë në SHQUP, duke zaptuar një zyrë pa asnjë tagër dhe në mënyrë të paligjshme. Ata duhet të procedohen për zaptim të një godine publike. SHQUP mbahet dhe shfrytëzohet nga Rithemelimi në mënyrë të paligjshme. Rithemelimi është grup njerëzish që nuk ka legjetimitet. Një grup njerëzish që kanë zaptuar një pronë publike.
Së katërti, Belo Ezmeri pretendon se pi investigon abuzimet, kur vetë është denoncuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie.