Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Raportohet më herët se avokatët e Berishës po parashtronin argumentet e tyre qesharake se Berisha duhet të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare që nuk shkruhen në asnjë paragraf të kodit penal.
Ja çfarë thotë “avokot” Genc Gjokutaj:
“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate”, tha Gjokutaj.
Ky na sjell para syve Belerin që vazhdon kërkon liri për tu betuar ndërsa Saliu liri për të turfulluar kundër SPAK të dy për të njëjtën vepër penale… hajdutrinë.