Në fund të dhjetorit, gjatë kontrollit të sigurisë në aeroportin e Mynihut, doganierët gjetën në një valixhe gjithsej 1.4 milionë euro.
Siç raporton revista Fenix, siguria përmes rrezeve X në valixhe, që është një masë rutinë, ka vënë re kartëmonedhat.
Menjëherë kanë lajmëruar doganierët, të cilët kanë numëruar paratë dhe kanë arritur në shumën prej 1.4 milionë euro, raportojnë mediat e huaja.
“Kur largoheni nga një vend jashtë BE-së, të gjitha shumat mbi 10,000 euro duhet të deklarohen në doganë”, thotë një zëdhënës i zyrës së hetimit doganor.
Ndërsa, në këtë rast, burri tentoi ta hipte valixhen e tij në avion, por shërbimi doganor e pengoi.
Me kërkesë të prokurorit publik, gjyqtari hetues i gjykatës së qarkut ka urdhëruar konfiskimin e parave të gatshme.
Burrit i janë konfiskuar dy telefona celularë dhe i është caktuar masa e paraburgimit.
Në të njëjtën ditë, hetuesit kontrolluan banesën e 44-vjeçarit në lagjen Firstenfeldbruk. Aty gjetën para të gatshme dhe një makinë numërimi parash