Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me lajmin e publikuar në media se Shqipërinë në muajin Shkurt do ta vizitojë Sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken.
Përfaqësues zyrtar të ambasadës thanë se nuk është e konfirmuar ardhja e Blinken në Shqipëri.
Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.
– Publicitet –
Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar.
Në 2 maj 2003, Colin Powell u prit asokohe nga kryeministri Fatos Nano, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta. Hilary Clinton më 1 nëntor të 2012 vizitoi gjithashtu Tiranën, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016. Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e gjashtë të një sekretari shteti të SHBA-së në Shqipëri.