Nga Eljo Hysko
Nisur nga ngjarja e sotme, e tentativës për të goditur me vezë kryetarin e bashkisë Tiranë, sa qesharake aq edhe e trishtë për mënyrën sesi përdoren të rinjtë, kam disa pyetje për ata që kryen aktin por edhe për cdo të ri që militon në Partinë Demokratike.
Unë besoj se aksionin tonë politik, aktivizmin rinor duhet ta bazojmë përvecse në ideologji edhe në fakte dhe punë konkrete.Mbështetjen por edhe revoltën tonë duhet ta bazojmë në cfarë kanë bërë ata për ne, të rinjtë. Prandaj sot më lindën natyrshëm disa pyetje :
Të rinjtë duhet të gjuajnë me vezë atë të cilin bllokoi ndërtimin e qëndrës rinore të Tiranës për një tallava apo atë që si ministër e ndërtoi atë?
Duhet të sulmojmë atë kryetar/ekip i cili degradoi Pazarin e Ri apo atë që e ktheu në stoli të Tiranës?
Duhet të sulmojmë atë sheshin Skenderbej e shndërroi në lëndinë apo atë që sot e ka kthyer në hapësirën më të jashtëzakonshme urbane dhe sociale që ka njohur Shqipëria?
Duhët të sulmojmë atë që nuk qe i aftë të ndërtonte bulevardin e ri, unazën apo atë ekip që në kohë rekord po i mbaron ato?
Duhet të sulmojmë atë i cili Piramidën po e kthen në qëndrën në të cilën do të trajnohen mijëra të rinj në teknologji apo atë ekip i cili donte ta kthente në një parlament?
Duhet të qellonin atë të cilin si kryetar nuk ndërtoi një kënd lojrash, si opozitar luftoi kundër këndit apo atë që ndërtoi mbi 15 kënde lojrash në qytet?
Duhet të sulmojmë atë që ka ndërtuar mbi 30 cerdhe apo atë që ska bërë asnjë?
Duhet të sulmojmë atë model i cili ka ndërtuar mbi 20 kopshte dhe po aq shkolla apo atë të cilin nuk levizi një gisht?
Duhet të sulmojmë atë që rivitalizoi teatrin Metropol apo atë që e la në harresë?
Duhet të sulmojmë atë i cili rivitalizoi Liqenin e Tiranës dhe sot është gëlon nga njerëzit apo atë që se pastroi njëherë e lërë më të investonte?
Duhet te sulmojme ate ekip qe rikthehu amfiteatrin e liqenit apo ate qe e degradoi ate?
Duhet të sulmojmë atë ekip që sot po pyllëzon edhe liqenet e tjera si atë Farkës, Kasharit apo atë që nuk e di ku ndodhen?
Duhet të sulmojmë atë që bëri bashkë mijëra qytetar për të mbjellë qindra mijëra pemë apo atë që smori njëhërë iniciativën të bëntë dicka në qytet?
Duhet të sulmojmë atë model i cili sot po promovon kaq shumë ecomobilitetin, po sjell kompani bicikletash e po ndërton infrastrukturën e duhur apo atë që nuk bëri një korsi bicikletash?
Duhët të qellonin atë të cilin e degradoi qëndren TEN apo atë që e rivitalizoi?
Duhet të qellonin atë të cilin bllokoi Rin Fest apo atë që risolli Tirana Art Fest?
Duhet të qellojmë atë model që ka ndërtuar hapësira sportive e që sot cdo 9 vjecare apo gjimnaz ka mijëra të rinj që stërviten apo atë që se ka iden cfare është ajo që po bëjmë sot?
Duhet të mbështesim atë që ndërtoi 6 mensa sociale apo atë që se mori mundimin njëhërë të shpërndante një pjatë supë për të pastrehët?
Duhet të mbështesim atë që promovon rininë urbanë e Tiranën moderne apo atë që bëri tortën e Pavarësisë?
Pyetje të tilla krahasimore mund të gjej shumë më shumë se kaq, por këto janë ato që prekin më shumë të rinjtë. Jam realisht i interesuar të di nësë ja kanë bërë këto pyetje ndonjeherë vetes. Jetonit më mirë në një Tiranë të menaxhuar nga Luli apo sot?