Vitet në pushtet dhe mosha i kanë shtuar ca rrudha, por pjesa tjetër e fytyrës së kryeministrit 55 vjeçar Edi Rama duket shumë më e pastër dhe e kuruar se ajo që ka patur vite më parë.
Në disa foto të publikuara nga gazeta DITA që datojnë rreth 15 vite më parë, shihet qartë që kryeministri i sotëm, ka patur probleme jo të vogla që tashmë janë zhdukur.
I është dashur një kirurg plastik dhe një dentist i mirë, sepse veçanërisht zona e syve dhe dhëmbët kanë qenë shumë të dëmtuara.
DITA u konsultua me mjekë të fushës për këto lytha në madhësi të konsiderueshme që shihen në fotot e vjetra në pjesën e syve të kryeministrit. Këto njolla të verdha quhen KSANTEMA, dhe vijnë nga grumbullimet e yndyrnave nën lëkurë. Vetë sëmundja quhet KSANTELAZMA.
Në përgjithësi ngjyra e lëkurës së Ramës së mëparshëm ka qenë e dominuar nga kjo e verdhë që dëshmon nivel të lartë të yndyrnave dhe toksinave në gjak. Me gjasa kryeministri i sotëm pa patur probleme me mëlçinë të cilat vijnë kryesisht nga regjimi i keq ushqimor dhe teprimet me alkoolin.
Krahasimi i fotove të dikurshme me ato të sotmet tregon edhe një ndërhyrje gati të plotë në pjesën e dhëmbëve. Nga kjo foto e hershme te dentisti shihet qartë që gjendja e tyre ka qenë jo fort e mirë për kryeministrin që sot duket e ka eleminuar këtë problem.
Gjendja shëndetësore e kryeministrave dhe kartela e tyre mjekësore është një problem me rëndësi në gjithë botën, për shkak se vendim-marrjet e tyre janë të rëndësishme për grupe të mëdha personash. Për këtë shkak çdo gjë që ndikon shëndetin fizik e mendor të tyre, analizohet në detahe nga shtete dhe shoqëri serioze. /Gazeta DITA