Tre të rinj nga Mamurrasi ishin sjellë të gjuanin lali Erin me vezë, kur do hynte në Teatër.
Pas aksionit, policia ndaloi tre të rinjtë dhe i mori në pyetje.
-Nga jeni?
-Nga Mamurrasi.
-A e dini pse u kemi ndaluar?
-Po, kena qëllu me vezë Erion Velinë, por nuk e nxuri.
-Pse e qëlluat?
-Ne jena çuna Mamurrasi dhe që të vegjël kena ardh me prindërit në Tiranë e kena shku tek Bingo.
Baba e ka pas marr vesh mbrëmë se ka fol me Ed Palokën, se dun me prish Bingon dhe më tha: Shko dili zot se kena lë lesht aty në rini.
Ene unë mora dy shokë e erdha.
-Me kë keni biseduar në Tiranë? Kush ju ka ndihmuar në këtë aksion?
-Po kena shku tek PD dhe ata na thanë se këta të PS dun me marr parkingun e PD me e bë pallat.
Ne aty lishim makinat kur shkonim në bingo.
-Po aktorët i njihni, apo i keni pa në televizion?
-Po mor burrë, si si njofim, edhe i kemi pa në television, dhe i njohim disa.
-Kë njihni?
-Po baba im ka shok Ed Palokën dhe Flamurin.
Njëri që bo pallate njeh atë aktoren, Gridën.
Dhe Lul Bashën vallai e kam taku një here në çadër.
Krejt aktorët i njofim.
-Keni shku ndonjëherë në teatër?
-Ca po na duhet teatri, se kena krejt televizora në shpia, por kena shku në bingo.
Këta socialistët e kan prish bingon e tash dun me prish dhe ndërtesën e bingos, e ne s’jemi duke e lënë or ti.
-A keni dëgjuar për Dërhemin ndonjëherë?
-Po mor burrë. Më ka porosit baba sot në mëngjes, nëse të kapin, kanë me të fut brenda e kanë me ta dhënë bukën me dërhem.
E dijsha që do na kapnit.
-Po Kabashi e dini kush është?
-Po mor burrë, por ne i thona Broke nga Mamurrsi.
-Mirë, iu tha polici. Meqë nuk e paskeni pasur të qëllimshme për Teatrin, nuk mund tu mbajmë brenda.
Por kujdes herë tjetër, se po u kapëm do ngeleni në qeli.
-Të faleminders, por ne s’kena punë me teatër.
Ne kena ardh me mbrojt bingon dhe parkimin e PD ku lijshim makinat kur vidhnim ndonjë send.
S’kena punë me teatrin.