Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra. Lajmi bëhet me dije nga burime të sigurta për mediat.
Mësohet se Sako i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe ky i fundit ia ka pranuar. Teksa ka drejtuar për shumë vite këtë strukturë, ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij, nëse ka vendosur të tërhiqet nga shërbimi apo bëhet fjalë për një ristrukturim të Gardës së Republikës.
Lajm ne përditësim…