Njerëzve që mbrojnë Sali Berishën në media, nuk i ikën inati me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, e cila tani është zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit të SHBA.
Çim Peka, në studion e televizionit që drejton, tha se “Yuri Kim kur erdhi në Shqipëri ishte si plaka ime, kur iku, ishte si Monika Belucci”.
Sipas Pekës, ambasadorët janë pasuruar aq shumë, sa kanë ndryshuar edhe aspektin fizik të pamjes së jashtme.
Ndërkohë që nga ana tjetër ata vetë, por edhe politikanët që mbrojnë nuk kanë lënë operacion e ndërhyrje estetikë, por çe do…