Trajneri Mauricio Pochettino ka shpjeguar pse Chelsea e lejoi sulmuesin Armando Broja të bashkohej me Fulham në formë huazimi, ndërsa nuk është preferuar të blihet një zëvendësues.
Chelsea e pranoi huazimin e 22-vjeçarit te Fulham në ditën e fundit, duke lënë Nicolas Jackson si qendërsulmuesin e vetëm në skuadër.
Christopher Nkunku dhe Cole Palmer mund të përshtaten si numër 9, ndërsa adoleshenti Deivid Ëashington është një alternativë, por pa përvojë. I pyetur pse Chelsea e la Broja të largohej, Pochettino tha: “Është një mundësi shumë e mirë për të që të luajë ndoshta më shumë. Është një lëvizje e mirë për të dhe ai mund të shfrytëzojë mundësinë për të luajtur më shumë”.
Ai shtoi: “Është e rëndësishme të rikuperojmë Christoph (Nkunku) dhe Nico Jackson të arrijë formën. Gjithashtu, ndonjëherë ne harrojmë, por Deivid Washington është këtu me ne. Opsionet që kemi përpara janë të mjaftueshme”.