Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi ku një taksist është qëlluar nga një 19-vjeçar. I riu është arrestuar pas ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Izmirit ku 44-vjeçari Oguz Erge është ndalur për të marrë 19-vjeçarin, raporton CNNturk.
Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, pas arritjes në destinacionin, 19-vjeçari e pyeti se sa para i detyrohet dhe përpara se 44-vjeçari të përgjigjet, ai e qëllon tre herë pas shpine brenda makinës. Pasi e plagos rëndë, 19-vjeçari e godet në fytyrë taksistin që po rënkonte
“Nuk duhet t’i besosh të gjithëve”, shtoi ai. Taksisti u dërgua urgjentisht në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë. Oficerët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin.