Fermerë, të cilët mbërritën nga gjithë vendet e BE-së po protestojnë kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) dhe Marrëveshjes së Gjelbër, në Luksemburg, para parlamentit Evropian. Një natë më parë ato dogjën goma, dru si dhe hodhën tymuese para Parlamentit Europian.
Të paktën 1000 traktorë kanë bllokuar rrugët në Bruksel, veçanërisht pranë institucioneve të BE-së, ku priten liderët e BE-së për Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian.
‘Sot në Këshillin Evropian ne po diskutojmë gjithashtu buxhetin dhe objektivi i parë është që të sigurohemi që bujqësisë të mos i hiqen më burime siç ka ndodhur në dekadat e fundit.’ tha presidenti i kompanisë italiane Coldiretti, Ettore Prandini, duke folur para Parlamentit Europian në Bruksel, raporton Tgcom24.