Përpos përdorimit politik, familja Berisha po bën edhe para me intervistën e Arben Ahmetajt, i arratisur në Zvicër për t’i shpëtuar burgut për korrupsion dhe pastrim parash.
Pas paralajmërimit të “rrëfimit të Ahmetajt”, në telefonin e shumë biznesmenëve ka shkuar një mesazh duke u kërkuar më shumë para për reklamat për shkak të “audiencës së lartë” të pretenduar.
Idea e mesazhit besohet se është e Çim Pekës dhe Gaz Spahisë, të cilin Shkëlzeni e ka caktuar si administrator të televizionit.
Çimi kërkon nga 1 mijë euro shtesë nga bizneset.
Ndërsa Ahmetaj shpreson se do të marrë azil në Zvicër duke akuzuar shokët e partisë dhe të biznesit, Çimi dhe kanali Syri duket do bëjnë ca para me këtë intervistë.
Mesazhi:
“Pershendetje,
Ekskluzivisht ne ”Cim Peka live” diten e enjte ora 20:45 per here te pare pas vendimit te SPAK, dalja e pare televizive e Z.Arben Ahmetaj, perballe nje paneli gazetaresh per te thene te vertetat e tij.
Ne kuader te audiences se larte gjate kësaj interviste ekslusive… Spot pas emisionit dhe 5 baner tv qe dalin gjate emisionit ne vleren 1000 euro
Per cdo detaj tjeter mbetemi ne kontakt…”
Kujtojmë që shumë biznesmenë dhe oligarkë që marrin para, koncensione dhe prona publike, paguajnë me fatura mujore televizionin e Familjes Berisha.
Tan Dulaku, Bashkim Ulaj, Gentian Sula, Devollët, Salillari etj janë vetëm disa nga financuesit. Të tjerë që bezdisen nga lakimi që u bën Berisha në ballkon, duhet të paguajnë që të mos përmenden më.
Ka informacione që tek Shkëlzeni paguajnë tarifa të mëdha mujore edhe disa ministra dhe drejtorë të pushtetit, të cilët Berisha nuk i përmend kurrë. (DITA)