Nga Adriatik Doçi
Nuk e di nëse Sandri i ka mbajtur të gjithë lekët për vete apo i ka ndarë me Shkullakun, por Sandri dhe Shkullaku e kanë qarë këtë reportazh për inceneratorin e Elbasanit.
Duket vizioni dhe njohjet e thella të producentit për temën, deri tek ndërthurja me teoritë dhe thëniet e mençura të Albert Ajnshtajnit, por nuk mungon as ‘dora profesioanale’ e drejtorit ekzekutiv.
Nuk e di nëse ju e mbani mend, por unë e kam parë dhe riparë këtë reportazh më shumë se sa filmin Troja apo Skënderbeu.
Përtej ironisë, reportazhi, ndonëse me pagesë nga inceneratori i Elbasanit, ka pasqyruar realitetin.
Ishte koha kur Arben Ahmetaj, koka e biznesit të inceneratorëve sipas SPAK-ut, kontrollonte inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, ndërsa synonte kontrollin mbi biznesin e inceneratorit të Tiranës, bashkë me një oligark mediatik dhe disa oligarkë të tjerë.
Deri në këtë moment, për të gjithë, përfshirë LSI-në, PD-në, oligarkët etj., inceneratorët ishin vendimi më strategjik i qeverisë, zgjidhja më e mirë dhe çlirimi përfundimtar nga plehrat,
Kur Ahmetaj u mënjanua nga sofra e inceneratorit të Tiranës, befas ndaj inceneratorëve nisi një fushatë kritikash deri në histerizëm, ku nga të mirë nisën të bëheshin të këqinj.
Pas reportazhit që inceneratorët ishin të mirë, TV Klan bëri mbi 30 emisione në Opinion që inceneratorët ishin të këqinj.
Krahas gërrnetës së Sandrit, disa pipëza mediatike nuk pushojnë ende sot.
Edhe Shkullaku e kapi puron nga ana tjetër! Pasi kishte shkrirë talentin me reportazhin për inceneratorin e Elbasanit, iu bashkua korit në studio televizive duke sharë inceneratorët.
Mbrëmë Shkullaku shtroi pyetjen se si ka mundësi që qeveria u dha “tre lapangjozëve, 430 mln euro projekte, 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve”.
Lapanjozë ngaqë i dhanë një pjesë të parave Shkullakut për të bërë reportazhin për Elbasanin apo lapanjozë sepse nuk i dhanë para Shkullakut për të bërë edhe një reportazh për Tiranën?!