osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje të rapariueshme në ligjin për HEC-in e Skavicës! Lë në fuqi ndërtimin, nuk ka juridiksion për të shqyrtuar vendimin e qeverisë

Gjykata Kushtetuese gjen shkelje të rapariueshme  në ligjin për HEC-in e Skavicës! Lë në fuqi ndërtimin, nuk ka juridiksion për të shqyrtuar vendimin e qeverisë

Megjithëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në ligjin për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës është shkelur e drejta për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, e garantuar nga Kushtetuta, ajo nuk e ka hedhur poshtë atë.

Nga Edmond Hoxhaj

Gjykata Kushtetuese njoftoi të martën më 30 janar vendimmarrjen lidhur me kërkesën e tre organizatave për shfuqizimin e ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë ‘Betchel International INC.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës” dhe të vendimit të qeverisë “Për miratimin e kontratës së fazës së parë ‘Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës’ ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited”.

Në njoftim theksohet se në ligj është konstatuar shkelja e të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, megjithatë në këtë rast Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur të shfuqizojë ligjin apo rekomandojë ndryshime, por ka urdhëruar autoritetet publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit.

Ndërkohë, gjykata ka çmuar se nuk ka juridiksion për të shqyrtuar vendimin e qeverisë duke konsideruar se nuk përbën akt me karakter normativ.

Shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, “Komiteti Shqiptar i Helsinkit” dhe shoqata “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar që të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ligjin për hidrocentralin e Skavicës dhe të vendimit të qeverisë për miratimin e kontratës së fazës së parë të projektimit, me argumentin se shkelin disa ligje kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtën e konkurrencës së lirë, të drejtën ekonomike dhe të drejtës për informim.

Gjykata vlerëson se për arsye se ligji e rregullon projektin e Skavicës në dy faza dhe faza e dytë fillon vetëm nëse finalizohet e para, kërkuesit legjitimohen vetëm për pretendimin për cenimin e së drejtës së informimit për çështjet mjedisore.

“Gjykata vlerësoi se ligji nr. 38/2021 ka të bëjë dhe sjell ndikim, ndër të tjera, edhe në çështjet e mjedisit. Gjatë procesit gjyqësor nuk u provua se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, para miratimit të ligjit, të kenë zbatuar të drejtën e informimit për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës. Po kështu, këto subjekte nuk kanë kryer procese konsultative me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrje efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektligjit, ku të gjitha alternativat të ishin të hapura dhe komuniteti i zonës (me statusin e publikut të ndikuar) të mund të merrte pjesë sipas detyrimeve të Konventës së Aarhus-it”, citohet në njoftim.

Por, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, Gjykata Kushtetuese vlerëson se shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.

Në përfundim, pas konstatimit të shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, gjykata ka urdhëruar autoritetet publike për të riparuar këtë shkelje të konstatuar, si dhe ka detyruar për marrjen parasysh në vijim të rezultateve të procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur.