Ne si tironsa, nuk e dimë se Derhemt kanë bërë ndonjë ndërtesë në tokat e tyre, që i shërben artit dhe se paskan pjesë, në tokën ku do ndërtohet teatri i ri. Teatri i vjetër nuk është i askujt dhe i gjithkujt, prandaj është pronë publike dhe e ka një zot, shtetin atë që kemi zgjedhur të menaxhoi pronat e të gjithëve.
Në debatin e sotëm për këtë çeshtje, aktori Laert Vasili ka ngelur i shokuar, kur Derhemi, kolegu i tij ka marrë përsipër ta cilësoi Teatrin si pronë të “tironsave”, ndaj i është përgjigjur flakë për flakë Arbenit, i cili si “trim i çartur” (vetëm në role), deklaroi se do e mbronte pronën e tironsve me gurë e me zjarrë.
Ja përgjigjia e Laertit:
“Teatri kombëtar nuk është i tironsve lale po i gjithë shqiptarëve.
Racizmi këtu është më i frikshëm se racizmi që kam ndjerë në Greqi.
Nëse nuk doni të flasim për teatrin të flasim për balonë tauke, balonë tabake.
Na lini të vdesim nga tuberkulozi, nga asbesti dhe të shkojmë të performojmë në Sharrë.
Nëse nuk e doni teatrin, mos e bëjmë./Ekskluzive.al