osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Turlia” PD, njëri i bie gozhdës tjetri patkojtë! Plas sherri: Spaho akuzon Bardhin dhe Sulën si investitorë strategjikë të Edi Ramës! “Klani” i Berishës kundër renegatëve të Bashës

“Turlia” PD, njëri i bie gozhdës tjetri patkojtë! Plas sherri: Spaho akuzon Bardhin dhe Sulën si investitorë strategjikë të Edi Ramës!  “Klani” i Berishës kundër renegatëve të Bashës

Lufta” brenda llojit duket se ka mbërritur edhe brenda “Foltores”. Izolimi i Sali Berishës ka bërë që përplasjet të dalin në sipërfaqe. Deputetët kanë nisur distancimin dhe madje po shprehin mbështetje të hapur ndaj SPAK.

Situata ka shkuar deri aty sa të nisin akuzat për pazare me kryeministrin Rama. Si fillim sinjali më i qartë u dha në seancën e fundit të Kuvendit dy ditë më parë. Ndryshe nga herët e tjera, deputetët e “Rithemelimit”, si edhe Gazment Bardhi me grupin e tij “braktisën” skenarët e kaosit të paralajmëruar nga Sali Berisha.

Nuk pati flakadanë, karrige grumbull, apo përplasje verbale. Më pas, filloi mbështetja ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, i cili po sulmohet më ashpër se kurrë nga Sali Berisha.

Dashnor Sula e quajti Dumanin, njeri me integritet, profesionist shumë i mirë dhe i pakorruptuar. Ai tha se është fat që ndodhet në krye të atij institucioni, duke dalë kështu kundër deklaratave të bëra nga Berisha. Kjo deklaratë e tij ka nxehur kolegun e tij, Edmond Spaho, i cili e quan kreun e SPAK drejtues të një organizate që ka si objektiv rrënimin e opozitës.

Ai ka shpërndarë reagimin e Sulës dhe hedh akuza të forta për përfitime të tij nga kryeministri Rama si investitor strategjik. “Dumani është drejtues i një organizate objektivi i të cilës është të rrënojë opozitën duke mbajtur në arrest shtëpie Sali Berishën. Kush e shikon dhe nuk ndihet është oportunist. Kush e shikon dhe thotë të kundërtën është investitor strategjik”, shkroi dje Spaho në rrjetin e tij social “Facebook”.

Edhe Bardhi kundër linjës së Berishës

Kjo deklaratë e Edmond Spahos ka ndezur debat të fortë, pasi edhe Gazment Bardhi ka dalë së fundmi në mbrojtje të Altin Dumanit. Bardhi është shprehur ndryshe nga Berisha, duke mos pranuar që kreu i SPAK të jetë i korruptuar.

Nga ana tjetër ai shton se Altin Dumani ka integritet si prokuror. “E kam mbështetur publikisht, është një prokuror me integritet. Nuk mendoj njëlloj si Berisha me aq informacion që kam”, tha Bardhi. Kujtojmë se së fundmi grupi i Gazment Bardhit ka hedhur idenë e bashkimit të opozitës, duke ftuar indirekt edhe PD zyrtare t’i bashkohet këtij projekti. Por Partia Demokratike nuk pranoi pazare me koalicionin e “non-gratave” duke i lënë në mes të katër rrugëve.

Nga ana tjetër aleatët e vegjël opozitarë kërkojnë bashkimin e tre grupeve të PD-së, por krahu i Sali Berishës është kundër bashkimit me Lulzim Bashën. Ishte Flamur Noka, i cili po kërkon të bëjë rolin e liderit me fundosjen e Berishës. Ai tha se nuk bashkohet me ata që nuk kanë bërë opozitë. Në një farë mënyre ai i tregoi derën Bardhit nëse kërkon që të bashkohet me PD. Por ikja e Berishës duket se i ka trazuar ujërat në “Foltore”.

Përveç Flamur Nokës, në lojë fuqishëm ka hyrë Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi por edhe Ervin Salianji, të cilët duan të bëjnë secili protagonistin. Nuk ka frymë dhe organizim tek “Foltorja”.

Njerëzit më besnikë të Berishës po përplasen fortë me njëri-tjetrin për ndarjen e tortës së pushtetit. Ata po kërkojnë të faktorizohen që tani, duke nisur nga qenia prej një kohe shumë të gjatë në opozitë. Gjithashtu nuk dihet nëse do të vazhdojnë trazirat në Kuvend me ikjen e Berishës. Grupi nuk është i qartë se si do të veprojë.

Nga ana tjetër, për t’i hedhur benzinë edhe më shumë zjarrit është edhe lëvizja e Berishës me Argita Malltezin. Dalja e saj në skenë, po shihet nga besnikët e Berishës si rrezik, pasi sinjalet që dha ish-kryeministri është se vajza e tij mund t’i trashëgojë lëvizjen që krijoi.