Jamarbër Malltezi në një dalje për mediat, e para pas ndryshimit të masës së arrestit nga gjyqtarja Olldashi në konflikt interesi, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe institucioneve të drejtësisë.
Ai tha se nuk ka bërë asnjë shkelje sa i takon procedurave të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai tha se po arrestohen njerëz kot, kur nuk ka asnjë dëm.
“Lolot e Ramës kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve. U vërtetua se toka ishte e pronarëve familje tiranase. Klubi Partizani nuk ju kthye Malltezit por 100 familjeve pronare. Në këtë çështje edhe vetë PS nuk e pranon që nuk ka dëm. Po burgosin njerëz me shfaqe kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi”, tha ai.