Juristja Brizida Gjikondi në një studio televizive komentoi paraqitjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK teksa shprehet se ky i fundit u detyra të shkonte në Prokurorinë e Posaçme pasi e dinte se po të mos e bënte diçka e tillë, do kishte një masë shtrënguese sigurie.
Në një intervistë televizive Gjikondi u shpreh se fyerja që Berisha u bëri prokurorëve para se të hynte dhe mbasi doli nga SPAK-u, përbën vepër penale.
Ndër të tjera, Gjikondi shtoi se Berisha ka thyer vendimin e gjykatës, duke komunikuar me persona të tjerë, përveç familjarëve.
“Berisha shkoi si Çeçoja sot në SPAK, duke kompensuar poshtërimin që pësoi, sipas trurit të tij, ai u përpoq të ruajë fytyrën duke sulmuar SPAK-un. Ajo që ka bërë ai është e ndaluar, edhe në vendimin specifik që ka Berisha nga SPAK, e ka të ndaluar të komunikojë me çdo person tjetër, përveç familjarëve.
Ai e ka thyer para se të hyjë, edhe pasi doli. Kompleksi i tij i madhështisë është aq i madh, i duket sikur ka luksin që të sulmojë institucionet e drejtësisë dhe të kryejë vepra të tjera penale, fyerja e prokurorëve. Ka thyer vendimin e gjykatës, që i ndalon të ketë komunikim me persona të tjerë, ka bërë fyerjen dhe shpifjen, quhet shpifje ta quash bandë kriminale.
Unë nuk e di sa do e tolerojë SPAK qytetarin Berisha, por ashtu siç i dhanë një mësim, shumë mirë mund të vazhdohet që të ndëshkohet që t’i jepet një masë më e rëndë, pavarësisht moshës.
Nuk ka afërsi fizike me njerëzit që flet, mund të merret si një njeri që i flet hënës, qiellit. Por atë që bëri sot, pati përplasje edhe me një gazetare, tregon që e ka shkelur vendimin. Berisha ka një sedër të sëmurë. Vajti atje, e dinte shumë mirë, mosvajtja atje do e bënte që t’i thellohej masa e sigurisë së tij gjatë hetimit. Ato që tha janë broçkulla, ai shkoi në SPAK. Mendoj që SPAK duhet ta shikojë dhe të mos tolerojë më atë që ndodhi sot”, theksoi ajo