Ishte bashkëpresidenti i tij që kërkoi sqarime nga minsitri i jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, madje duke shtuar se i zgjedhuri i Himarës duhet të lirohet nga qelia për të bërë betimin.
Në qëndrim Manolis Kefalogianis përmendi dhe vendimin e parlamentit evropian mbi çështjen
Është folur në parlamentin shqiptar dhe këtu.
Është një person që thuhet se do të blinte me 370 euro vota dhe është në burg prej më shumë se 8 muajsh.
Dua të kuptoj në ç’mënyrë vendimi i parlamentit evropian për kërkesën për të lëshuar këtë person dhe ti jepet mundësia të betohet në funksionin e tij dhe si po e merr në konsideratë qeveria shqiptare atë që ishte vendim i parlamentit evropian.
Dy ditë para zgjedhjeve në Himarë e kanë ndaluar dhe më pas ata që deklaruan se ishin paguar thanë se janë detyruar nga policia shqiptare për të bërë dëshmi të rreme në mënyrë që të arrestohet Fredi Beleri.
Por kryediplomati i Shqipërisë e ka vënë theksin te barazia para ligjit, reforma në drejtësi dhe pavarësia e gjyqësorit për të cilën kërkoi dhe mbështetjen e vendeve të unionit.
”Do të doja të shmangja komente personale mbi këtë çështje.
Learn more
Çështja e Belerit është në duart e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, që po punon në mënyrë të pavarur dhe qeveria e Shqipërisë do të qëndrojë larg çdo ndërhyrje dhe përfshirje në këtë çështje.
Sigurisht ne po e ndjekim me kujdes situatën dhe ne do të vazhdojmë në rrugën e reformës në drejtësi.
Dhe ky qëndrim i qeverisë shqiptare duhet të kuptohet dhe të mbështetet nga shtete të tjera dhe duhe të falenderojmë BE për krijimin e këtij sistemi të drejtësisë të pavarur”, tha Hasani.
Qëndrimi i Belerit u pasua me reagimin e eurodeputetit Kapadakis që e vuri theksin te respektimi i të drejtave të minoritetit dhe bëri thirrje për lirimin e Belerit.
Por drejtuesi i seancës Kefalogianis shtoi se çështja tashmë nuk i përket më vetëm Greqisë dhe Shqipërisë.
Për fat të keq çështja nuk është diçka bilaterale vetëm.
Çështja ka kaluar përtej Greqi Shqipëri, është çështje Euro Shqipëri, ka një rezolutë e parlamentit evropian që me qartësi jep kuadrin politik për lirimin dhe betimin e fredi belerit.
Por edhe një herë Hasani kërkoi që rasti Beleri të shihet si një çështje që i përket drejtësisë.
”Çështja Beleri është e lidhur me reformën në drejtësi. Duhet të trajtohet si të tillë. Nuk do të jetë çështje evropiane”, tha Hasani.
Për të qetësuar situatën ndërhyri edhe Toni Gogu i cili pasi nënvizoi reformën në drejtësi kërkoi vijimin e diskutimeve me axhendën e parashikuar.