osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Babëzia e Metës përpara tejkalon çdo lloj krimi”! Gazetari i njohur thirret në SPAK për CEZ-DIA-n: Mahmutaj zbulon çfarë dëshmoi para hetuesve të GJKKO

“Babëzia e Metës përpara tejkalon çdo lloj krimi”! Gazetari i njohur thirret në SPAK për CEZ-DIA-n: Mahmutaj zbulon çfarë dëshmoi para hetuesve të GJKKO

Gazetari Fatos Mahmutaj në një studio televizive ka zbuluar arsyen përse është thirrur të dëshmojë në SPAK.

Ai tha se ka ardhur në Tiranë për të dëshmuar lidhur me çështjen e CEZ-DIZ. Ai ka thënë se e kanë pyetur lidhur me intervistën që i ka bërë gruas së Kastriot Ismailajt, i pandehuri kryesor i çështjes CEZ-DIA.

Sipas gazetarit, ajo ka thënë se babëzia e Ilir Metës, tejkalon çdo lloj krimi përtej parave.

“Në Tiranë kam ardhur për të dëshmuar për një proces që puna si gazetar më ka ngatërruar dhe me këtë histori, për të dëshmuar rreth një interviste që i kam realizuar në fillim të vitit 2016 zonjës Vojsava Ismailaj, gruaja e Kastriot Ismailajt, i pandehuri kryesor i çështjes Cez-Dia.

E kam bërë unë atë intervistë dhe është publikuar pak minuta se Ilir Meta të zgjidhej president i Shqipërisë. Kjo çështje u bë e bujshme atëhere, dhe dosja u delegua në SPAK. Prokuroria hapi hetimet në 2019. Mua nuk më kishin kontaktuar asnjëherë për këtë çështje.

Sot jam nisur enkas për këtë dhe në Rinas emrin tim e kishin vënë me të kuqe dhe shkova në SPAK. Më pyetën nëse gjatë intervistës, unë kisha vërejtur zonjën Ismailaj që kishte presion nga dikush apo e bënte me vullnet të plotë.

Unë e kam vënë re atë që ishte në ankth për jetën e saj, të fëmijëve të saj dhe për jetën e burrit të saj, që atëherë ndodhej në burg. Edhe ma ka thënë shprehimisht, që babëzia e Ilir Metës për të kërkuar para nga neve tejkalon kërkesën e parave, pra ai mund të tejkalojë në çdo lloj krimi tjetër dhe jam detyruar ta takoj në një vend europian për arsye etike.

Ajo ma ka dhënë këtë intervistë nga halli, duke menduar që herët apo vonë mund t’i ndodhte diçka, por t’i ngelet diçka”, rrëfeu Mahmutaj.