Shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës emri I të cilit doli në dosjen e McGonigal është paraqitur sot në SPAK
Në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit 2023, kreu i SPAK Altin Dumani duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve informoi se po vijonin hetimet në kuadër të kallëzimit penal që deputeti Gazment Bardhi kishte bërë në Prokurorinë e Posaçme dhe për të cilin ishte bërë dhe regjistrimi i procedimit penal.
Më 24 janar 2023 deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK kallëzimin për nisje të hetimeve ndaj Kryeministrit Rama për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga Rama për të sajuar lobimin e PD-së me paratë ruse.
Por e vërteta është krejt ndryshe personat e kësaj aferë janë të dënuar dhe Lulzim Basha i cili nuk kishte deklaruar këto shuma u hetua dhe u gjykua në Shqipëri duke e pezulluar çeshtjen për mungesë provash të reje sikurse ka mbyllur çdo hetim të veprave penale që është akuzuar.
Por çudia më e madhe është veprimi skandaloz i SPAK fillon procedim penal me kallzimet qesharake të Gazi Bardhit që nëse pyetet sot do thotë të kundërtën e asaj që ka thënë dje dhe lind pyetja: Si është e mundur që prokuroria hap nje çeshtje penale kur veprimet e Lulzim Bashës janë hetuar me dokumente dhe prova se janë kryer me kompani të lidhura me lobistë rus dhe personat janë dënuar në SHBA?
Çfarë provash ka të reja ka Gazi Bardhi për të hedhur poshtë vendimin e gjykatave Amerikan dhe pastaj për të nxjerr të pastër Lulzim Bashën, i cili duhet të ishte pas hekurave, jo vetëm për mos deklarimin e parave, por për enigmën e burimin e 600 mijë dollarve pa asnjë dokument, vepër penale e kryer në teriitorin e Shqipërisë.
Janë tre këste me nga 25 mijë dollarë të cilat kanë dalë nga financat e PD-së dhe janë të justifikuara. Por në materialin e mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ishin edhe disa kontrata të tjera që janë lidhur për lobimin e PD. Në materialin e mbërritur në Prokurorinë e Tiranës flitet për katër kontrata me vlerë 600 mijë dollarë, origjina e të cilave është e dyshimtë. Paratë vijnë nga kompania “Biniatta Trade”.
Kjo kompani, sipas materialit të mbërritur nga SHBA, ka pronarë dy shtetas rusë. Nga kjo firmë drejt kompanisë së lobistit, Nikolas Muzin janë nisur katër pagesa me nga 150 mijë dollarë dhe qëllimi i këtyre parave është lobimi i Partisë Demokratike Shqiptare.
Ish drejtuesi i PD në atë i akuzuar dhe ai, Ristani, që në atë kohë ka pasur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD tha se muk ka pasur dijeni për ngjarjen, deri në momentin që u bë publike në media. Ai theksoi se kalimi i parave është bërë jashtë sistemit bankar dhe se në llogarinë e Partisë Demokratike nuk është bërë asnjë depozitim.
Duhet të ndajmë qartë që kryetarët nuk mund të jenë partia. Do ju kërkoja ta ndanim. Ky është një veprim personal i zotit Basha. Këto lekë nuk janë të kaluara nga arka e PD. Nuk kanë hyrë në arkë, nuk kanë kaluar në institucionet e financës. Janë veprime personale që nuk kanë kaluar nga arka. Janë personale të Bashës. Bëhet fjalë për 675 mijë dollarë. Por nga këto 500 mijë Basha vetë ka deklaruar se i ka mbledhur nga shqiptarët e Amerikës, 150 mijë euro janë nëpërmjet një kompanie në Edinburg të Skocisë dhe janë 25 mijë dollarë që kanë dalë nga PD.
Për mua është një deklarim që e ka bërë të pamenduar, i ka dalë padashje. Në rast se do të kishte ndodhur, ka një procedurë, duke nisur nga donatorët që duhet ta deklarojnë dhe sigurisht që do të bëhen hyrje në institucion. PD duhet ti merrte në numrin e llogarisë së vet. Rasti konkret është se as kanë dalë dhe as kanë hyrë në bankë. Është një veprim personal që po mundohet të kamuflojë. Kalimi i parave është bërë në të zezë, jashtë sistemit bankar.
Tani lind pyetje se çfarë do zbardhin dumanët… se Rama ka paguar nëpërmjet Nezës, McGonigell që të sajonte lobimin rus të Bashës dhe këtë, me akuzat e Gazi Bardhit, duke hedhur posht vendimin e gjykatave amerikane për ceshtjen e Nick Muzinit dhe provat me dokumente me fatura pagesash në SHBA? /Ekskluzive.al