Dy helikopterë të ushtrisë britanike do të fluturojnë nesër mbi sheshin Skënderbej në Tiranë.
Ceremonia do të realizohet në kuadër të “bashkëpunimit të shkëlqyer” mes dy vendeve, njofton Ministria shqiptare e Mbrojtjes.
Mesazhi:
Si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fushat, por sidomos në atë të mbrojtjes, ditën e nesërme, e diel ora 10:00-10:30, dy helikopterë britanikë do të fluturojnë mbi Sheshin Skënderbej.
Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasadori britanik në vendin tonë z.Alastair King-Smith, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe përfaqësues të lartë të Forcave tona të Armatosura.
Pas përfundimit të aktivitetit përfaqësuesit britanikë dhe shqiptarë do t’i përgjigjen interesimit të medias.
Ftoheni të merrni pjesë në pasqyrimin e këtij eventi të rëndësishëm.