Ana Veizi, ishte 11 vjec kur e humbi babain Ziver Veizin.
Një foto e saj me lotë në sy për babain e vrarë në protestë, u kthye në simbolin e 21 Janarit.
Në një intervistë dhënë në gazetën DITA, Ana Veizi në 2015-ën thoshte:
“Mendova që në momentin e parë që u zgjodh Partia Socialiste në pushtet, që do ishte një nga çështjet më kyçe të këtij shteti, por nuk ndodhi ashtu.
Jam, le të themi paksa e zhgënjyer, se avash-avash shpresa ime po shuhet, siç po mbyllet edhe çështja”.
Sot pas 13 vjetësh drejtësia nuk u vu asnjëherë në vend.
Vrasësi, pasi tentoi mashtrimet me çadra-pistoletë, por u zbulua, u bë trim me fletë.
E ka deklaruar publikisht se i ka urdhëruar vrasjet, dhe se do virste të tjerë.
Por kjo nuk mjafton ende për t’i treguar ku e ka vendin.
Kohën që ikën ta kujton rritja e Anës, nga fëmijë në një zonjushë, me flokë të zinj, dhe pamjen e saj të ftohtë dhe të qetë.