osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Brukseli vë në zbatim planin për shfarosjen e korrupsionit në Shqipëri, ja sa ekspertë kanë mbërritur në Tiranë

Brukseli vë në zbatim planin për shfarosjen e korrupsionit në Shqipëri, ja sa ekspertë kanë mbërritur në Tiranë

Bashkimi Evropian ka vënë në zbatim planin për të shfarosur korrupsionin në politikën shqiptare. Ditën e djeshme në ambientet e Pallatit të Kongreseve u prezantua misioni Euralius V, i cili do të ketë si synim kryesor asistencën dhe ngritjen sa më shpejtë dhe funksionimin e KLP, KLGJ, SPAK, Byrosë së Hetimit dhe organeve të tjera të sistemit të drejtësisë.

Misioni aktual Euralius përfundoi mandatin e tij dhe tashmë në vendin tonë kanë mbërritur ekspertët e rinj që do të kenë në fokus zbatiin e reformës në drejtësi. Tani që shumica e ligjeve u miratuan, në fokus të ekspertëve do të jetë eleminimi i korrupsionit.

Sa i takon ekspertëve, janë 89 të tillë dhe secili do të ketë detyra specifike. Një prej tyre do të asistojë Ministrinë e Drejtësisë dhe Parlamentin, dy ekspertë të tjerë do të jenë përgjegjës për ngritjen e KLP dhe KLGJ, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe KED. Po ashtu do të jenë përgjegjës për zhvillimin e karrierës së gjykatësve dhe prokurorëve si dhe hetimet disiplinore ndaj tyre. Një ekspert tjetër do të ketë në fokus luftën antikorrupsion. Ai do të asistojë në ngritjen e SPAK dhe Byrosë së hetimit. Një tjetër ekspert i përket fushës së teknologjisë. Pjesë e grupit është një ekspert që do të mbështesë shkollën e magjistraturës dhe do të merret me trajtimin e stafeve të gjykatave dhe prokurorive. Ekspertët e fundit i përkasin çështjeve civiole dhe ekonomike.