osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Momenti kur goditet, ekrani i skuqet nga gjaku! “21 Janari”, Artan Hoxha zbulon detajet tronditëse: Hekuran Deda mbante në xhep vetëm lekët e furgonit, kishte ardhur nga…

Momenti kur goditet, ekrani i skuqet nga gjaku! “21 Janari”, Artan Hoxha zbulon detajet tronditëse: Hekuran Deda mbante në xhep vetëm lekët e furgonit, kishte ardhur nga…

Nesër bëhen 13 vjet nga 21 janari, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Gazetari Artan Hoxha zbulon detajet tragjike të vrasjes së Hekuran Dedës i cili ndodhej pranë piramidës kur u qëllua për vdekje nga garda.

Hoxha tha se Deda kishte filmuar me celularin e tij të gjithë marshimin në protestë, që nga momenti kur kishte zbritur nga furgoni deri në momentin kur u qëllua për vdekje me një plumb në kokë.

“Ka një detaj tragjik në vrasjen e Hekuran Dedës, kishte ardhur nga Greqia dhe do largohej prapë. Atë ditë në protestë ka pasur vetëm lekët e fugonit, dhe ka nxjerrë celularin, e vetmja gjë e kushtueshme që kishte ai në dorë ishte një celular. E ka ndezur që kur ka zbritur nga furgoni te stacioni i trenit dhe e ka filmuar të gjithë marshimin e tij deri në momentin që vritet.

Ai ka filmuar momentin kur mbërrin te sheshi Skënderbej, ka fiksuar momentin kur ka hipur në platformë, se ka menduar se aty kanë qenë gazetarët dhe kamerat dhe ka qenë i sigurt. Më tragjik e bën fakti që celulari i tij qëndron i ndezur në momentin kur ai goditet; ekrani skuqet nga gjaku i tij, ai bie në tokë, në trotuar. Është momenti që është fiksuar, sipër tij është fotografi që fiksoi atë moment”, tregoi Hoxha.