Ekspertët kanë përpiluar gjashtë këshilla praktike se si të mbani nën kontroll dhe të ulni tensionin e gjakut në stinën e dimrit.
-Minimizoni qëndrimin në ambiente të jashtme për të pakësuar ndryshimet e befta në barrën e punës për zemrën.
-Shmangni lodhjen dhe ngritjen e peshave të rënda.
-Vishuni trashë për të ruajtur temperaturën e brendshme,
-Mbani gjithmonë shall dhe doreza për të minimizuar ekspozimin e lëkurës ndaj temperaturës së jashtme.
-Shmangni alkolin dhe kafeinën të cilat shterojnë nxehtësinë e brendshme të trupit.
-Kujdesuni që të hani shëndetshëm dhe të kufizoni konsumin e kripës.
1. Cilat janë vlerat normale të tensionit të gjakut?
Kufiri I sipërmi I tensionit normal të gjakut është 120 me 80. Këto vlera vlejnë gjithashtu për të moshuarit për të cilët mendohej se lejohet të kenë vlera më të larta. Nëse tensioni juaj I gjakut është më I lartë dhe lovizë nga 120-80 në 140-90 konsiderohet se pacienti kërcënihet nga hipertensioni, prandaj duhen marrë menjëherë masa serioze për ta normalizuar presionin e gjakut. Të gjithë ata që kanë tension më të lartë se 140-90, vuajnë nga hipertensioni dhe duhen trajtuar.
2. A mund të variojë tensioni I gjakut?
Tensioni I gjakut varion në mënyrë të konsiderueshme, në varësi të asaj çfarë ju bëni dhe të gjendjes tuaj shpirtërore. Nëse e mundoni veten fizikisht ai mund të arrijë vlerat deri në 200, që është mëse normale. Personat me tension të lartë të gjakut duhet të shmangin punët e rënda fizike. Tensioni normalisht është më I ulët gjatë natës, kur ne jemi duke fjetur. Për këtë arsye duhet ta përdorni natën për të pushuar.
3. Si, dhe sa shpesh duhet matur tensioni I gjakut?
Tensioni matet me ndihmën e aparatit manometër për tensionin e gjakut, ose elektronik. Saktësinë e aparatit tuaj për matjen e tensionit të gjakut kontrolloeni tek mjeku juaj I familjes. Tensionin duhet ta masni disa here në javë, në periudha të ndryshme të ditës.Mos përdorni pajisje për matjen e tensionit të gjakut në parakrah, apo në pjesën e kyçit të dorës. Ato nuk e tregojnë vlerën e vërtetë të tensionit të gjakut. Mos e teproni me matjen e tensionit, pasi në këtë mënyrë do të rrisni stresin tuaj I cili më pas do të ndikojë në rritjen e tensionit.
4. A duhet të kontrolloni tensionin e gjakut të fëmijëve tuaj?
Sigurisht që duhet. Një here në vit kontrolloni tensioni e gjakut të fëmijës tuaj. Kjo vlen veçanërishtë për adoleshentët. Është gjithnjë e në rritje numri I adoleshentëve të cilët kan tension të lartë të gjakut, për shkak të veseve të këqija: kalojnë tepër kohë në kompjuter apo para televizorit, shumica e tyre kanë peshë të tepërt trupore, konsumojnë ushqim të yndyrshëm dhe të kripur, dhe nuk merren me aktivitete fizike.
5. A rritet tensioni I gjakut me shtimin e peshës?
Po, pikërisht për këtë arsye duhet të dini se nëse jeni të mbiushqyer, dhe keni problem me tensionin e gjakut, me humbjen e peshës trupore me vetëm 4-5 kg, do të mund të ulni tensionin e gjakut deri në 10 apo 20 njësi. Kjo gjithashtu do të ulë rezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ulni peshën tuaj trupore gradualisht, jo më shumë se 1.5 -2 kg në muaj.
6. Sa mund të ndihmojë aktiviteti fizik në uljen e tensionit të gjakut?
Hapi I parë në trajtimin e tensionit të gjakut është ndyshimi I stilit të jetesës. Aktiviteti fizik është një pjesë tepër e rëndësishme e kësaj strategjie . Të ecurit, punët e kopshtarisë, ushtrime të lehta për të vënë në lëvizje trupin, të kërcyerit apo çiklizmi për 30 minuta çdo ditë, mund të ndihmojnë në parandalimin e tensionit të gjakut apo për ta reduktuar atë. Nëse nuk keni mjaftueshëm kohë, provoni që këto aktivitete ti kryeni 3 herë në ditë nga 10 minuta. Në këtë mënyrë do ta ndieni shumë shpejtë rezultatin.
7. Sa kripë është e lejuar të marrim me anë të ushqimit?
Shumë njerëz janë të ndjeshëm ndaj rritjes të sasisë së kripës, dhe është shumë e mundur që tek këta persona të reagojë dhe rritja e tensionit të gjakut. Për këtë arsye, marrja e kripës duhet të jetë e kufizuar nga 2 -2.5 gram në ditë, e thënë ndryshe një lugë kafe në ditë. Kjo përfshin sasinë totale të kripës e cila duhet përdorur për të kriposur ushqimin. Kripa është armiku I shëndetit. Një gram kripë më tepër mund të rrisë tensionin e gjakut deri në 5 njësi. Zvogëloni sasinë e marrjes së kripës në trupin tuaj në mënyrë që ta ruani shëndetin tuaj.
8. A ndikon pirja e duhanit në lidhje me rritjen e vlerave të tensionit të gjakut?
Pirja e duhanit I ngushton dhe më pas I dëmton enët e gjakut. Pirja e duhanit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin e enëve të gjakut në trup, duke bërë të mundur shfaqjen e hipertensionit. Prandaj rekomandohet ndërpreja e pirjes së duhanit për të gjithë duhanpirësit, pasi shëndeti është gjëja më e çmuar dhe duhet ta ruani atë.
9. Si , dhe kur duhet a marrë terapi për tensionin e lartë të gjakut?
Terapinë të cilën jua rekomandon mjeku, duhet ta merrni çdo ditë.terapia merret në mëngjes, menjëherë pas zgjimit, dhe mbasdite jo më vonë se ora 19:00. Asnjëherë mos merrni terapi pa rekomandimin e mjekut, apo të merni terapi vetëm atëherë kur kur keni tension të lartë të gjakut. Zakonisht terapia për tensionin e lartë të gjakut merret gjatë gjithë jetës. Kjo do t’ju mbrojë nga pasojat katastrofale që mund të shkaktojë hipertensioni, I cili jo rastësisht është quajtur ‘vrasësi I heshtur’.