-Bir i dashur…
Nëse një ditë do të më shohësh të vjetër, nëse bëhem pis gjatë të ngrënit dhe nuk arrij të vishem, kij durim. Kujto kohën kur unë kaloja duke të t’i mësuar këto ty.
Nëse kur flas me ty përsëris gjithmonë të njëjtat gjëra, mos më ndërpre. Më dëgjo, sepse kur ishe i vogël duhet të tregoja çdo natë të njëjtën histori deri sa të zinte gjumi.
E nëse nuk dua të lahem mos më ofendo e mos më turpëro. Kujto kur duhej të ndiqja mbrapa duke gjetur justifikime se ti nuk doje të laheshe.
Kur të vëresh injorancën time mbi teknologjinë e re, më jep kohën e duhur dhe mos më shiko me atë buzëqeshje ironike. Kam patur gjithë atë durim për të ta mësuar ty ABC.
Kur për ndonjë moment harroj apo humb fillin e diskutimit më jep kohën e duhur për tu kujtuar. Nëse nuk arrij, mos u bëj nervoz.
Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them por nevoja që të jem me ty dhe të të kem pranë tek më dëgjon.
Kur këmbët e mia të lodhura nuk më lejojnë të ndjek hapat e tua, mos më trajto si të isha një peshë e rëndë për ty. Por eja drejt meje me duart e tua të forta ashtu siç unë bëra me ty kur bëre hapat e para të jetës tënde.
Ndërkohë nëse them ndonjëherë më mirë të isha i vdekur, mos u mërzit.
Një ditë do ta kuptosh çfarë më shtyn ta them këtë gjë. Mundohu të kuptosh që në moshën time nuk jetohet, por mbi jetohet.
Një ditë do të kuptosh se pavarësisht gabimeve të mia, gjithmonë kam dashur më të mirën për ty. Kam dashur t’i qartësoj gjërat dhe jo t’i vështirësoj ato.
Më jep pak nga koha jote, më jep pak nga durimi yt. Më jep një shpinë ku të mbështes kokën në të njëjtën mënyrë siç bëra unë me ty.
Më ndihmo të eci, më ndihmo t’i mbaroj ditët e mija me dashuri dhe durim.
Në shkëmbim do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafundme që kam dhe do të kem për ty…/web