Kur jemi në prag të nisjes së Kampionatit Botëror Mario Hvala, ka gjetur një mënyrë mjaft interesante. Berberi serb ka arritur të bëhet mjaft popullor me artin e tij në rrjetet sociale.
Klientët të cilët i shkojnë në dyqan për t’u qethur kanë mundësi të bëjnë në kokë tatuazhin me idhullin e tyre të preferuar, ku nga kjo gjë kuptohet fare mirë edhe Kombëtarja që ata mbështesin në këtë kompeticion që zhvillohet në Rusi.
Dy futbollistët më të mëdhenj të cilët preferohen më tepër janë Messi dhe Ronaldo.
“Duhen 5 deri në 7 orë për një portret. Kur bëra në kokën e dikujt Cristiano Ronaldo-n mora shumë komente pozitive dhe njerëzit ishin të habitur,”- u shpreh Hvala për “AFP”.