osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Grup mafioz në BSH, guvernatori Sejko korrupsion me gruan e kunatin, banka private, zhvatje e pastrim parash! Në skenë dy vellezërit Merko, Klodiana Tashi e Anila Misa

Grup mafioz në BSH, guvernatori Sejko korrupsion me gruan e kunatin, banka private, zhvatje e pastrim parash! Në skenë dy vellezërit Merko, Klodiana Tashi e Anila Misa

Çifti Gent Sejko (9 000 euro/muaj) dhe Elona Sejko (Gjipali) (6 000 euro/muaj) paguhen me rroga të majme sa tre prokurorë të SPAK, njëri si Guvernator Banke, tjetra si drejtore banke te Tirana Bank.

Që nga 2015 me këtë nivel rroge sikur punojnë në Austri e jo Shqipëri, prapë Sejkove nuk u mjaftojnë paratë, por kanë nxjerrë “qenushët” Eron dhe Enuar Merko në terren të bëjnë ndonjë lek më tepër.

Nga një investigim i mëparshëm publikut iu tregua si u krijua nga “hiçi” “Lendal” Sh.p.k me NIPT L92312049J, Insitucion Financiar Mikrokredie që Guvernator Sejko i dha licencë në Shkurt 2022.

Lendal u themelua në Nëntor 2019 nga Eron Merko me kapital që s’dihet nga buronte.

Pastaj Eron Merko “peshkoi” një emigrante në SHBA, Anila Misën dhe i “shet” asaj 30% të aksioneve.

Të dy krijuan mikrobankën “Lendal”, të dy pa asnjë aktivitet financiar më parë, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë dhe pa asnjë burim të ligjshëm, nuk do shumë hetim se nga i gjetën paratë e investuara për të hap një “bankë”.

Eron Merko figuronte thjesht një punonjës tek Pastrim-Gjelbërimi në Bashkinë Tiranë ku merrte 450 mijë lekë rrogë kur themeloi mikrobankën “Lendal”, ndërsa Anila Misa emigrante me llotari në SHBA.

Lidhja e kompanisë së mikrokreditit “Lendal” me familjen e Guvernatorit Sejko

Mikrofinanca “Lendal” Sh.p.k regjistroi selinë në adresën Njësia Bashkiake Nr. 5, Rr. “Ibrahim Rrugova”, Pallati 64, Hyrja 8, Ap. 1, Tiranë.

Të njëjtën adresë me kompaninë “Ale Advisers”, me Nipt L71919026U, në pronësi të Elton Gjipalit.

Gjipali është vëllai i Elona Sejko (Gjipali), gruas së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Aktiviteti i “Ale Advisers” ishte “debt collection” me mbledh borxhe, ndërsa “Lendal” u krijua të jepte mikrokredi, dmth të jepte borxhe.

Të dyja shoqëritë me seli tek i njëjti apartament, Apartamenti Nr.1, pak metra larg nga zyrat e bankës ku punonte vetë gruaja e Guvernatorit, Elona Sejko (Gjipali).

Por nuk është vetëm adresa e njëjtë që lidh “Lendal” dhe “Ale Advisers” me znj. Sejko.

Në të dyja kompanitë, financiere dhe punonjëse del se është Klodiana Tashi alias Ana Beti, personi që Anila Misa nga SHBA e autorizoi të nënshkruajë Kontratën e Shitblerjes së Kuotave të shoqërisë “Lendal”, kontratë me të cilën Anila Misa “bleu” nga Eron Merko 30% të mikrobankës “Lendal”.

Klodiana Tashi “financierja” e Elton Gjipalit, prej vitit 2019 punësohet edhe si agjente kredie e “Lendal” të Eron Merkos, mikrobankës që prej krijimit pati vetëm Ana Betin si punonjëse dhe administratorin Eron Merko.

Në të njëjtën kohë Klodiana Tashi menaxhonte dhe del pronare edhe e Bar-Kafesë së njohur tek Rr. Irfan Tomini në Tiranë, “White Bar”, me Nipt L91616002V që formalisht është në emër të bashkëshortit të saj, Kleo Tashi.

Përse u krijua Mikrofinanca “Lendal” vetëm me një punonjës? Si shpëlahen paratë? Vëllezërit Eron dhe Enuar Merko dhe Egesta Klosi në skenë.

Eron Merko në Shtator 2019 nisi punë në Bashkinë Tiranë tek Ndërmarrja Pastrim-Gjelbërimi, ndërsa në Nëntor themeloi institucionin mikrofinanciar “Lendal” Sh.p.k ku vetë ishte punonjës, vetë administrator.

Në Qershor 2021 Merko pa asnjë aktivitet me “Lendal” bën zmadhim kapitali të shoqërisë përmes shtimit të njē ortaku tjetër, që nuk ndodhej fare në Shqipëri, Anila Misa.

Eron Merko i shet Anila Misës 30 % të aksioneve për 4.500.000 lekë.

Vetë mbajti 70% me vlerë kapitali 15.000.000 lekë, para që nuk dihet nga e kanë burimin, megjithëse i “filtroi” Banka e Shqipërisë, kur i dha licensën “Lendal”.

Filtrimin e duhur duket se nuk e ka kryer mirë në atë kohë as DPPP (Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave) bashkë me AMF-në (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Në kohën e licensimit të “Lendal”, AMF drejtohej nga Ervin Mete që sot është Ministër i Financave.

“Lendal” sipas të dhënave të QKB del se që prej ditës së krijimit ka vetëm humbje. Në 2021, pasqyrat financiare tregojnë një humbje 200.716 Lekë.

Për 2022 humbja është 3.523.562 Lekë. Sipas statistikave është i vetmi aktivitet mikrofinanciar në botë që ka vetëm një punonjës dhe është krijuar për të humbur.

Por ndërsa Eron Merko deklaroi në verën e 2023 një humbje prej 35 milion lekë për vitin 2022 me mikrobankën “Lendal”, vëllai i tij Enuar Merko, deklaroi fitim afër 250 mijë Euro në të njëjtën kohë. Sipas akteve të publikuara në QKB, “Enuar Merko PF”, me NIPT L71305008D deklaron 24.440.312 Lekë fitim për vitin 2022.

Në kohën e krizës së profesioneve të lira dhe lulëzimit të institucioneve mikrofinanciare në Shqipëri, njëri vëlla deklaron çerek milioni Euro fitim, tjetri humbje.

Aktiviteti i Enuar dhe Eron Merko ka edhe një bashkëpunëtore, avokate, e cila është partnere në biznes dhe në jetë e vëllezërve Merko.

Aktivitetin e saj si avokate e regjistron për “rastësi” në Ap.1 në rrugën Ibrahim Rugova, tek e njëjta zyrë me “Lendal” të Eron Merkos.

Nga Aroni, ajo kalon tek vëllai tjetër Enuar Merko, ku punon si “ndihmëse” e tij në 2017-2018 në zyrën e përmbarimit privat me emër “E.G Bailiff Service”.

Ky ia kalon punonjësen e tij disa muaj si “këshilltare” Elton Gjipalit tek “Ale Advisers”.

Skema e përfitimit, disa kallëzime penale

Të gjitha ankandet e deleguara nga banka e Elona Sejkos, ranë në duart klanit Merko. Pronat e shitura me përmbarim përfunduan në “xhepin” e Sejkove.

Të tjera u kundërshtuan në gjykata, jo pak u denoncuan në prokurori. Me dhjetra çështje në gjykata e prokurori shfaqin bashkëpunimin Merko-Sejko.

Në Prokurorinë e Durrësit, shoqëria e njohur e transportit ndërkombëtar “Shega Trans” ka akuzuar Enuar Merkon se i ka shitur prona me vlerë 1.6 milionë Euro pa të drejtë.

Në Prokurorinë e Tiranës kallëzuesja M.C. ka akuzuar Merkon se ka manipuluar në dëm të saj një proces përmbarimi në favor të L.M. M.C i ka deklaruar prokurorëve se avokatja dhe përmbaruesi janë “miq të vjetër” dhe duhen hetuar të dy për akte korruptive.

Një rrahje e fshehur

Merko, para një viti raportohet se u rrah në Bardashesh të Sarandës nga familjarët e familjes Duraj kur shkoi për ekzekutimin e një toke që ata e pretendonin të vetën.

Fshatarët e zonës, përkrahës të familjes Duraj deklaruan se e ndoqën makinën e “mashtruesit” deri në hotelin ku qëndronte.

Banda mafioze, takimet

Bashkëshortja e Guvernatorit, Elona Sejko, është parë disa herë në shoqërinë e vëllezërve Merko dhe vëllait të saj, Elton Gjipali.

Saga e këtij grupi mafioz me avokat, përmbarues, shoqëri mikrokredie të lidhur direkt me fije familjare tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nëpërmjet gruas së tij, shkon më larg se sa kompanitë “Ale Advisers”, “Lendal”, apo përmbarimi “E.G Bailiff Service”.

Prapaskena ka siguruar dokumente që ky grup është përfshirë direkt në skemën e mashtrimit të mijëra qytetarëve shqiptarë nga shoqëritë e mikrofinancës. Brenda tij gjenden emra noterësh, avokatësh, persona të lidhur me banda të njohura kriminale në vend deri tek prokurorë të SPAK. Vijon…