Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nisur nga informacionet e bëra publike në media mbi një rekurs ndaj vendimit për lirimin e shtetasit Dritan Goxhaj, bën me dije se si prokurori e cila kryen hetime dhe përfaqëson kërkesat procedurale në shkallë të parë, nuk ka në kompetencat e saj rekursin e vendimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit.
Nga informacioni i administruar, rezulton se deri ditën e djeshme, 16.01.2024, Gjykata e Apelit akoma nuk e ka zbardhur vendimin dhe ai nuk është depozituar në sekretari.
Për këtë arsye, nuk kanë filluar afatet procedurale për Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të ushtruar të drejtën e saj për rekurs.