Portrete bashkëvuajtësish, 1945-1991
Nga Agim Musta: “E varrosën të veshur nuse!”
Minia ishte nga katundi Baldushk i Tiranës. Kishte mbaruar shkollën e mesme mjekësore dhe punonte si ndihmës mjeke ne ambulancën e fshatit të saj. Shquhej për sjelljen plot mirësi, me këdo që i binte rasti ta takonte. Bashkëfshatarët thoshin, se Minia, të shëron më shumë me fjalët, se me ilaçe. Një vajzë e qeshur dhe e bukur që sillte mirësi.
Mina ishte e fejuar (emrin e të fejuarit nuk po e them, per respekt te tij dhe familjes qe ka krijuar pas vitve 90) dhe kishte prere diten e marteses. I fejuari i saj punonte ne Metarlugjikun e Elbasanit. Inxhinier i larte tek Metarlugjiku ka qene Nuri Hasa (babai i Endri Hases dhe bashkepuntor i sigurimit te shtetit).
Asaj nuk i shkonte kurre ndermend, se bukuria do ta merrte ne qafe. Nuri Hasa sebashku me sigurimin e shtetit, po i pergatiste kurthin, per ta asgjesuar në lulen e rinise. Kjo vinte jo për ndonje arsye madhore. Thjeshte Nuriu dhe Nurinjt e sigurimit donin te shfrynin epshet seksuale. Pasi Mina i kishte refuzuar disa here.
Dhe bam u gjet!!!
Barerat e helmuara te livadheve të Baldushkut, shkaktuan ate vit ngordhjen e disa lopëve të kooperatives.
U dha alarmi, nga instancat më të ulta, deri në Komitetin Qendror te Partise famëkeqe. U lëshua urdhri: “Te zbulohet dora armiqesore dhe te goditet pa meshire”.
Midis te piketuarve per kurban, u shenua edhe emri i Mines 20-vjeçare. U vendos që ajo të arrestohej diten e marteses. Keshtu goditej shpirti i dlirte i saj dhe i gjithe pjesemarrësve ne dasëm.
Taksia e zbukuruar me fjongo të kuqe, u zëvendësua me “Gaz”-in ogurzi të Sigurimit. Në vend te duvakut te nuserise, i veshen nje thes të zi plasmasi. I hoqen byzylykun e marteses dhe i vune prangat e hekurta.
10 ditë me vone i fejuari i Minas me urdher te Dhimiter Boçit (babait të Luçiano Boçit), u hoq nga puna dhe u dergua ne koperativat e Shtermenit (fshat afer Cerrikut). 4 muaj me vone do arrestoheshe për agjitacion e propogande. Do denohej 20 vjet.
Nderkohe Mines ne hetuesi i kerkuan te pranonte, se u kishte dhënë “armiqve” helme per te helmuar lopët, paçka se ne ambulance, kishte pasur vetëm jod dhe aspirina. E kercenonin te pranonte atë qe i kerkonin për ndryshe…! Verr topuz!
Minia i firmoste proces-verbalet pa i lexuar. Edhe sikur t’i lexonte, persëri do t’i firmoste, se e dinte çdo ta priste po të mos pranonte. Per tetë muaj që qendroi ne qelite e hetuesise, u be kocke e lekurë. Aq shume u tjetersua, sa edhe njerëzit e aferm te saj, nuk e njohën diten e pare të gjyqit. E denuan me 20 vjet burgim. Nuk reagoi aspak, kur u bë pretenca dhe iu lexua dënimi.
Ajo ishte e shokuar dhe i dukej sikur shikonte nje endërr të llahtarshme, me sy hapur. E derguan ne kampin – burg te Kosoves se Lushnjes.
Pas disa muajsh ajo vdiq pa u vizituar nga asnje mjek. Ne çastet e fundit, iu lut shoqeve qe ta varrosnin te veshur nuse. Ato bene të pamunduren dhe ia plotësuan amanetin.
Ne nje dite te bukur maji te vitit 1979, trupin e pa jete të Mines, e nxorën nga porta e kampit-burg, per ta varrosur ne varrin pa emer.
Shënim nga Ilirjan Blloshmi për botimin e autorit: “Nje histori qe preku ne shpirt shume veta, si nje vajze e pafajshme iku boten tjeter e veshur me vello te bardhe.
Sot i biri i Nuriut është me Lulin dhe na jep leksione demokracie. Ndërsa i biri Dhimitrit është me Saliun perveç leksioneve për demokracinë, flet dhe për byrekët.”