Askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë fundit të jetës sonë.
Ka shumë njerëz që kanë përjetuar vdekjen klinike dhe janë rikthyer në jetë. Bazuar tek rrëfimet e tyre është zbuluar se si duken fazat që duhet të kalojë secili prej nesh kur ndahet nga kjo jetë.
Dr Kathryn Mannix, e cila ka parë më shumë se 2 mijë njerëz që kanë kryer vdekje klinike, tha se “vdekja është proces, ashtu si edhe lindja”.
“Faza e parë tek një i sëmurë prej kohësh është një ndryshim. Papritur zhduken të gjitha dhimbjet. Moment pas momenti zhduken edhe ankthi, frika dhe zhurmat. Ka vetëm qetësi, qetësi”, tregon ajo.
Faza e dytë është një ndjesi e habitshme, që ajo e quan “përvoja jashtë trupit”. Ata që janë kthyer pas vdekjes klinike thonë se ka patur një moment kur shikonin trupin e tyre shtrirë nga distanca, pra sikur të ishin dikush tjetër. Kjo ndodh më shpesh kur njerëzit ishin afër vdekjes në shtratin e operacionit.
Faza e tretë paraqitet si “e këndshme” nga të gjithë, duke iu referuar një lloj paqeje mendore që në jetën e zakonshme është shumë e vështirë për t’u arritur.
Mjekja tregon se në fazën e katërt pacientët shohin një dritë që “shkëlqen në errësirë të plotë”.
Ajo e përshkroi fazën e pestë, të cilës pak njerëz i mbijetuan, si “ambient me ngjyra dhe një ndjenjë dashurie pa kushte”.
Edhe pse momenti i vdekjes është ende duke u hetuar, shkencëtarët pohojnë se ne mund të shohim gjithashtu në prag të vdekjes “një film shumë të shpejtë” të kujtimeve tona.