osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Viktor Zhusti: Dikush më pret “atje lart”, më në fund do çlirohem nga ankthi, dhimbjet, acarimet, meskinitetet dhe e keqja në këtë botë

Viktor Zhusti: Dikush më pret “atje lart”, më në fund do çlirohem nga ankthi, dhimbjet, acarimet, meskinitetet dhe e keqja në këtë botë

Aktori i njohur Viktor Zhusti ishte një prej konkurrentëve VIP në spektaklin e kërcimit “Dancing with the Stars”, që kishte finalen të premten në “Vizion Plus”.

Pas spektaklit, ai ka një mesazh emocionues.

“Sikur të ishte e mundur e pamundura, çdo natë do t’i shtrija krahët deri në fund të sallës dhe më pas, ekstremisht larg në hapësirë, për të mbështjellë ne një përqafim të ngrohtë, spektatorë e teleshikues që si gjatë mbrëmjes së spektaklit, ashtu dhe më pas në rrjetet sociale, më ishin aq pranë e dashamirës, sa ndjehem pafundësisht i detyruar ndaj tyre!

Kontratën e parë, për të marrë pjesë në DWTHS, producentja e bëri me mua, në vitin 2010, kur isha 68 vjeç!

Kontratën e dytë, këtë vit, e bëri përsëri me mua, në moshën 76 vjeç!

Nëse do mendojë edhe për ndonjë kontratë të tretë, besoj që duhet t’a rregullojë e bindë ZOTIN!

Sepse, ndjej dhe unë, prej kohësh, një dorë të zgjatur, dikush më pret “atje lart”, që, si të çlirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogëlsitë, nga gjithë graviteti i së keqes dhe interesave meskine që na mbajnë të lidhur në tokë, që na zvogëlojnë, rrudhin e përçudnojnë si “qenie materiale”, të ngjitem atje, në një botë fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i çliruar tërësisht, do të vërtitet i lirë midis yjeve, çmendurisht, në ciklin e pandalshëm të jetë-përjetësisë…

Ai, për mua do të jetë i treti, më i madhi, i ndritshmi, fantasmagoriku “DWTHS i vitit dy mijë e … e…

Dhe kur të ndodhë kjo, ndonjë nga njerëzit e dashur, që do më kenë mbetur akoma atje, midis jush në tokë, do të pëshpëritë i lehtësuar: “Lindi duke qarë, si të gjithë. Kaloi dhe një pjesë të jetës, duke qarë, si të gjithë. Por, iku duke vallëzuar, jo si të gjithë, shprehet ai./Tema