Prokuroria e Posaçme ka njoftuar Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën se do të merren në pyetje si persona nën hetim për çështjen “Partizani”.
Ish-kryeminisri do të merret në pyetje të enjten (18 janar), ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme (17 janar).
Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.