Kënga hit e grupit The Weeknd “Blinding Lights” është bërë kënga e parë në histori që ka kaluar shifrën prej 4 miliardë degjimeh në Spotify.
Në një deklaratë për kapërcimin e kufirit prej katër miliardë dëgjimesh, The Weeknd tha: “Unë kurrë nuk do të ndalem së përuluri nga çdo gjë që krijoj dhe prek miliona njerëz, e lëre më miliarda! Unë jam shumë mirënjohës që kjo këngë i bën njerëzit të ndihen në një mënyrë që ata vazhdojnë të kthehen për të dëgjuar.”
“Blinding Lights” u publikua më 29 nëntor 2019, dhe është pjese e albumit “After Hours”, albumi te 4 te kantautorit kanadez.
Por si përkthehet financiarisht ky moment historik? Bazuar në strukturën e pagesës së Spotify, kënga vlerësohet të ketë gjeneruar midis 15.5 dhe 17.5 milionë dollarë vetëm për autorësinë e regjistrimin e zërit, shifër që shtohet afërsisht 4.5 milionë dollarëve për autorësinë e publikimit.
The Weeknd ka gjithashtu një tjetër këngë në top 10 në Spotify. “Starboy” e publikuar ne vitin 2016, mban pozicionin e gjashtë me afro 2.5 miliardë transmetime.