Pika e zezë
Duke lexuar pankartin “No 41 bis” duket sikur është grumbullimi i familjarëve të bosëve të Cosa Nostra-s që protestojnë në Romë kundër masave shtërnguese antimafia. Duke lexuar pankartin e dytë “Jo SPAK”, duket si protesta e familjarëve të një grupi të burgosurish që e konsiderojnë veten viktimë të padrejtësive.
Por, për të kuptuar me të vërtetë se kush janë ata protestues që u mblodhën të shtunën në kryeqytetin Italian, duhej t’i numëronim: 6!
Gjashtë pensionistët “në revoltë” janë mbështetësit shqiptarë në Itali që i kanë mbetur në mbrojtje Sali Berishës, të cilët “zbritën në shesh” përpara ambasadës shqiptare për të treguar mbështetjen e tyre për ish-kryeministrin në arrest shtëpie për korrupsion.
Ai numër qesharak protestuesish përkon në mënyrë perfekte me përmasat e mbështetjes që gëzon tashmë Berisha edhe në atdhe, lërë pastaj jashtë vendit. Natyrisht “demonstratës madhështore” Syri, organi zyrtar i familjes Berisha që prej vitesh ka harruar të merret me lajme nga vendi duke iu dedikuar ekskluzivisht aferës familjare të financuesit të tij, i dedikoi një ore live.
Ishte një transmetim shumë interesant. Një shembull perfekt i mbështetjes që gëzon Sali Berisha edhe jashtë kufijve. Dhe një shembull “i denjë” i gazetarisë nga ana e Shkëlzen -TV.