osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Big Brotheri është për “trushplarët”! Doktor Tritan Kalo: 33 vjet që zhagitemi, për çfarë na duhen tollovi të tilla?

Big Brotheri është për “trushplarët”! Doktor Tritan Kalo: 33 vjet që zhagitemi, për çfarë na duhen tollovi të tilla?

Dr. Tritan Kalo

Më vjen keq të humbas kohën time me këtë postim për bashkëqytetarët e mi arbërorë në lidhje me “Panairin e kotësive” = BB, por yshtja intelektuale nuk më mban të mos shprehesha rreth kësaj “dukurie të rëndësishme shoqërore shqiptare” (TCh), pasi ndoqa lajmet e mbrëmjes në TV “Top-Channel” producentin e këtij “reality show”.

Në konceptimin tim për jetën shqiptare dhe jetësorët aktivë të saj, NUKU është aspak dobiprurës në formatimin kulturor dhe intelektual një tollovitje e tillë për këtë shoqëri, e cila është ende duke u zhagitur pa fund, që prej 22.03.1992 në udhëkryqin e zhvillimeve Demon-kratike.

33 vjet pas tentimit të vendosjes së një SISTEMI DEMOKRATIK në Shqipëri, shumë pak flitet në mënyrë thelbësore, për “reality show” e jetës së përditëshme socio-ekonomiko-politike të Shqipërisë së këndej Drinit.

KEMI AQ SHUMË për të thënë, për të diskutuar mes nesh si dhe për të vepruar, në dobi të mbrothësimit tonë si Popull dhe si Komb në ILLIRICUM PENINSULA, sa kohëbjerja me BB nuk duhet të jetë aspak në objektivin tonë….

1- Mburremi se përmbysëm një Sistem socio-politiko-ekonomik diktatorial, dhe sot bashkë me fillimin e BB-së, u hap fushata elektorale të një “MANDAT” të katërt qeverisës për Edi Ramën. 25 vjet deri më sot në pusht-shtet si Ministër Kulture, Kryetar Bashkije, KM e Ministër i jashtëm, dhe Edi Rama po kërkon të vijojë qeverisjen deri më së paku vitin 2029, jo pak por plot 32 vite! Mos është vetbindur se ai është “Born to be a country ruler”?! O tempora, o mores….

2- Pas emërimit të një Ministre Shteti për Inovacionet në Qeverinë Rama 1, sot pas mbi 10 vite qeverisëse të Rilindjes/ish-PS e 12.06.1991, na ridel në skenë “Inovacioni” si një pjesë e tripletit ministror Ekonomi-Kulturë-Inovacion, dhe në ndërkohë Rilindasit patronazhist si dhe sivëllezërit e tyre militantë Demokratë, mezi bëzajnë ose edhe heshtin përpara kësaj dukurie trubjerëse të tyre nga Qeveriu….

3- Askush nuku ndihet për QEVERISJEN STRUKTURALE ABERATIVE, që i ndryshon kompozimet përbërëse të Ministrive pa dhënë asnjë shpjegim thelbësor, si për shpërbërjen po ashtu edhe për rikompozimet e tyre…..

4- Është në tagrin e KM të emërojë apo të shkarkojë Ministrat e tij, POR ai i detyrohet jo vetëm elektoratit votues të Mazhorancës por njëkohësisht edhe të gjithë shqiptarëve, t’u shpjegojë hollësisht atyre arësyet e këtyre ndryshimeve. A KANË NDOPAK integritet këto gra e burra, që vihen e hiqen si Drejtues apo Ministra të dinë publikisht psetë e emërimit dhe çemërimit në postet e tyre?! Shame on them!!!….

5- Caktohet vite më parë një Ministre Shteti për Marëdhëniet me Sipërmarjen/Biznesin, tretet më pas si emër dhe si aktivitet dhe na rishfaqet sot në ngritjen e “Shtëpisë së Biznesit”. Nga një Ministri u katandis në një shtëpizë marrëdhënia me sipërmarjen/biznesin, promotorin e punësimit dhe të zhvillimit të vëndit.

“Mos për budallenj na merni ne të gjithëve” (nga filmi “Përballimi”)….

6- Tash nuk habitem aspak kur lexoja në “Corriere della sera” pas fitores së PD-së në zgjedhjet e 2005, se “Një popull që të rrëzon nga pushteti me pushkë dhe të risjellë aty me votë”. NA E KËRKOKA lëkura si “il popolo Albanese” vetëm Diktatin dhe jo Demokracinë reale….

7- Po shtrëmbërojmë qafën poshtë dritares së Prof. Dr. Sali Berishës (ish profesori im i nderuar i lëndës së Fizio-Patologjisë në Fakultetin e Mjeksisë), por harojmë ti rikujtojmë vetes dhe vetë “idhullit tonë” gjithshka jo normale të këtyre 33 viteve DEMON-KRACI: 2.04.1991, 26.05.1996, Zhbërjen e Shtetit më 1997, 14.09.1998, 21.01.2011, Gërdecin, etj., si dhe vendimin shumë të drejtë por më pas të revokuar po prej tij të dorëheqjes së tij nga politika në 2013, duke mos haruar njëkohësisht mirënjohjen tonë përkundrejt hyrjes në NATO si dhe Liberalizimin e vizave në hapsirën Shengen….

KURRË nuk kam patur para daljes sime në pension më 18.07.2023 në moshën 67 vjeçare së paku një stolëz e jo më të një karrikeje, cilëndoqoftë ajo në QSUT, Fakultetin e Mjekësisë, apo në Qeverisje.

EDHE pas katër vitesh në Këshillin Bashkiak të Tiranës (2011-2015) isha i pari që më hoqën nga lista si antikonformist, andaj edhe nuk mbërrij të kuptoj këtë dashuri të thuktë për KARRIKEN PUSHT-SHTETARE të kujtdo në këtë ALBANISTANIN tonë…..

8- PËRSE demokratët nuk “u tërheqin veshin drejtuesve të tyre”, që e katandisën Forcën Kryesore Opozitare në tre-katër copëza pa frymë të vërtetë opozitare me rrezikun e zhdukjes së OPOZITARIZMIT si frymë dhe veprim, për të ruajtur ekuilibrat politikë dhe për të kontrolluar mbarëvajtjen e punëve të Shtetit nga Mazhoranca qeverisëse, por e humbasin kohën me “qafë shtrëmbërime” te Rruga “Mustafa Matohiti”….

Vetë Prof. Dr. Sali Berisha është shprehur kahere se problemet e tija personale me Drejtësinë si dhe përcaktimin “Non grata” nga ShBA dhe BM, AI kurrë nuk do ti përzjejë me çështjet e Partisë Demokratike, ndaj ta lëmë atë të qetë të zgjidhë hallet e tija. “Gomarin e nxjer nga balta vetëm i zoti”.

9- ASKUSH nuk “ulërin” që tu kujtojë PUSHT-SHTETARËVE tanë të 33 viteve të fundit se e morën Shqipërinë më 31.03.1991 me afro KATËR MILIONË SHQIPTARË, dhe e katandisën me 1.8 milionë banorë sipas censusit të 2023, dhe me perspektivën që sipas Bankës Botërore në 2050 të ketë vetëm 1 milion banorë mbi Trojet Arbërore të Shqipërisë së këndej Drinit….

PO ZBRAZET VËNDI dhe NE vijojmë e brengosemi, për “gropëhapjet” apo thikat pas shpine që u bëjnë njëri-jatrit “arkitektët” e kësaj thejqafje mbarëshqiptare….

MOS HARONI për asnjë dekikë se “tepsija e pasurive e parave tona”, kurdoherë direkt ose indirekt është ndarë mes tyre. Po për hallet tona kur do të ngrihemi NE, apo pasi të marim vesh se kush e fitoj BB….

10-BIG BROTHERI më i madh ai shtet-zhbërës, që po luhet në Shqipërinë e këndej Drinit është pikërisht Mitomania, Kleptokracija dhe Korrupsioni (MKK), të cilat gëlojnë kudo prej 33 vitesh dhe që pak nga pak po e zbehin dritën jeshile në fund të tynelit, të zhvillimeve reale DEMOKRATIKE të vëndit si dhe të INTEGRIMIT të tij plotë EUROPIAN.

Wake up my Albanian fellows!!! KURRË të mos harojmë faktin, se: “Koha është e maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve”. Together forever and ever!