osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Murinjo në “fije të perit”, dueli me Fejnordin vendimtar për qëndrimin e tij te Roma

Murinjo në “fije të perit”, dueli me Fejnordin vendimtar për qëndrimin e tij te Roma

Një nga trajnerët më të mirë në botë, José Mourinho, rrezikon të shkarkohet nga drejtimi i Romës, për shkak të ecurisë së dobët të skuadrës verdhekuqe si në Kupë dhe në kampionatin italian. Në fakt, pranohet gjerësisht edhe në median italiane se eliminimi i Romës në Kupën e Italisë nga rivali i përjetshëm Lacio, në çerekfinale të kompeticionit, i hoqi skuadrës së José Mourinho-s mundësinë për të tentuar deri në fund një nga dy trofetë që mund të fitonte në këtë sezon.

Duhet kujtuar se kjo disfatë e skuadrës verdhekuqe, që është ende në garë në Europa League (do të përballet me Fejnordin) “ra si një bombë” te drejtuesit e klubit. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, rinovimi i kontratës së trajnerit portugez është vënë në dyshim nga familja Friedkin, pronare e klubit, që ka mbetur e zhgënjyer me punën e José Mourinho gjatë këtij sezoni. Trajneri Lojtari portugez tashmë ka treguar publikisht dëshirën e tij për të vazhduar kontratën, e cila përfundon në fund të sezonit, por rezultatet nuk po e ndihmojnë.

Në Serinë A, Roma është në vendin modest të 8-të, me vetëm 29 pikë të grumbulluara në gjysmën e kampionatit. Që nga viti 2004/05, vit në të cilin Roma ndërroi katër trajnerë (Çezare Prandeli, Rudi Voller, Luigji Delneri dhe Bruno Konti) rezultati nuk ishte më i dobët.

“Gazzetta” shpjegon se dueli i dyfishtë me Fejenordin (ndeshjet luhen më 15 dhe 22 shkurt) mund të jetë absolutisht vendimtar për rinovimin e Murinjos. Deri atëherë Friedkins do të presin një tjetër version të Romës në fushë, përndryshe ndarja e Murinjos nga verdhekuqtë në fund të sezonit do të jetë skenari më i mundshëm. Të dielën, Roma do të ketë një tjetër provë të vështirë, në transfertë me Milanin, për javën e 20-të të Serisë A.

Por nuk është ky problemi, pasi dueli me Fejnordin duket larg dhe për Murinjon nuk është problem, përkundrazi, dueli në kampionat me Milanin mund të jetë vendimtar. Ndeshja ndaj Milanit është vendimtare për të ardhmen e Jose Murinjos. Roma shkon në “San Siro” me moralin e dobët pas humbjes 1-0 në derbin ndaj Lacios, që solli eliminimin nga Kupa e Italisë. Shtypi italian shkruan se pronarët e verdhekuqve janë lodhur nga “Special One”.

Ankesa sistematike ndaj arbitrave, protesta dhe ndëshkime të shpeshta me kartonë të kuq, dhe justifikime pas çdo rezultati negativ. Presidenca e Romës është zemëruar me teknikun nga Setubali, sidomos pas humbjes dhe lojës kaotike që skuadra zhvilloi përballë rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit.