Edhe pse nata e parë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk kanë munguar debatet në Big Brother VIP.
Shkak është bërë ndërrimi i Julit në dhomën e gjumit, gjest të cilin duket se aktorja Egla Ceno nuk e ka pëlqyer, duke i kërkuar të ndërrohet në banjë.
Ajo ka hasur në rezistimin e Julit, i cili i ka thënë se do ndërrohet ku të dojë.
Egla: Po si mund të ndërrohesh, ne cuna dhe goca jemi komunitet tani
Juli: Po s`dua të shkoj në banjë, mbylli sytë
Egla: Ku ka s`dua mër burrë, është mungesë respekti mër Jul
Juli: Po ça të bëj unë ty më vlla, ça problemi ke
Egla: Neve gocave nuk do na shohësh ndonjëherë duke ndërruar brekët në dhomën e gjumit, ndërkohë që jetojmë në komunitet. S`dua as unë të shoh këmbët e tua, as ti të miat
Juli: Po s`po ndërroj brekët, dil andej mos shif
Egla: Po pse më do çohem unë nga krevati kur të ndërrohesh ti e
Learn more
Juli: Po mos u ço më vlla. Fillove ti që sot, a do na lesh rehat.