Dje ka nisur Show televiziv i Top Albanias Big Brother 3. Siç duket organizatorët dhe producentët duke patur parasysh fenomenin Luiz tUe Big Brother 2 mendojnë se u “hapën depot me para” nga rjetet sociale dhe nxituan të rifillonin emisionin duke e mbushur panelin me gjithëfarë mediokrish që i quajnë VIP.
Se përse janë Vip-a dhe çfarë është viplliku i tyre vetëm produksioni i emisionit e di, sepse në atë spektakël janë një tuf profesionistësh me profesione të dyshimta pa diplomë, që nuk kanë shkëlqyer për ndonjë dhunti të veçantë, si moderatore, profesion shqiptarë, modele, që mund ta beje kushdo që ka shalë dhe ci*a, gazetar pa diplomë, klloun dhe këngëtarë.
Por më qesharakja është pjesa e tifozerisë, që dje ishte mbyllur në shtëpi për të parë shfaqje, duke e harruar luftën e përditshme me jetën, deri për mbijetesë. Pra me ardhjen e BIG Brother shqiptarët i mbaruan hallet, tashti mund të jenë të lumtur… bukë e gjizë dhe Big Brother 3! /Ekskluzive.al