Nxënësit e një shkolle në Brazil e kishin zbuluar se mësuesi i tyre po kalon nëpër momente të vështira financiare, dhe kështu menduan t’i bëjnë një befasi që kurrë nuk do ta harrojë.
Bruno Rafael Paiva nuk kishte marrë rrogën për më shumë se dy muaj, dhe ishte detyruar të jetojë dhe flejë në shkollë, transmeton Telegrafi.
Videoja e cila është postuar në Facebook dhe që është bërë virale, tregon se si Paiva kishte zëvendësuar një kolege që kishte shkuar në pushimin e lindjes, kurse për shkak të burokracisë as edhe pas dy muajve nuk i ka marrë rrogat.
Kur nxënësit e kuptuan se për çfarë po bëhej fjalë dhe se mësuesi i tyre nuk ka para, vendosën t’i mbledhin një shumë prej 400 dollarëve duke e befasuar me “rrogë”, dhe kur e kuptoi se çfarë po ndodh – shpërtheu në lot.
“Nuk po mund ta besojë si keni mund ta bëni këtë”, dëgjohet duke thënë Paiva pasi hapi një kuti të vogël brenda të cilës i kishin futur paratë.
“Kam punuar me shumë gjenerata, por sikur ju asnjë nuk më ka dhuruar dashuri, përkujdes dhe ndihmë”, ka shkruar ai në Facebook në videon emocionuese. /Telegrafi/