osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Videoja e Metës që mban peng Berishën: Shkëlzeni e Fahri Balliu duke bërë pazare me pasuritë publike në zyrën e Dritan Priftit! Pse Spartak Braho nuk tregon të vërtetën në SPAK?

Videoja e Metës që mban peng Berishën: Shkëlzeni e Fahri Balliu duke bërë pazare me pasuritë publike në zyrën e Dritan Priftit! Pse Spartak Braho nuk tregon të vërtetën në SPAK?

Nuk është sekret që Ilir Meta ka një videopërgjim që shantazhon dhe mban peng Sali Berishën. Mister janë protagonistët e asaj video kompromentuese.

Në 5 mars 2015, Sali Berisha akuzonte Ilir Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve në atë kohë, Tom Doshin dhe Mhill Fufin. Berisha i kërkonte Metës të jepte dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe të dorëzohej në Prokurori.

Berisha i lëshoi Metës në atë kohë grupin e PD-së dhe mediat.

I zënë ngushtë, Meta vendosi të kërcënonte Berishën me një video.

‘Se të kërcënon ty Dritani me videot e Zenit, bashkë me Tomën, kjo është çështje tjetër, nuk është çështja ime, të lutem shumë! Herën e parë, dorëheqjen e dhashë prej Shkëlzenit, se ai ishte në videon e Dritan Priftit, dhe ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!” Vazhdo ende me mendtë e Shkëlzenit! Vazhdo, se unë nuk kam çfarë të bëj për ty”, tha Meta.

Video me protagonist Shkëlzenit kishte rënë në duart e Spartak Brahos, në atë kohë shumë pranë Metës.

Video ishte zbuluar nga ekspertët gjatë kontrollit të lap-topit, ku ishte video Meta-Prifti.

Ndërsa Berisha nuk po tërhiqej, Meta e kërcënoi për herë të parë Berishën, se do të publikonte videon. “Jo, jo, derisa i ke ti, do t’i nxjerrësh ti. Unë do të nxjerr ato…”, tha Meta.

Në mes hyri për t’i pajtuar Fahri Balliu. Nga ajo ditë Ilir Meta dhe Sali Berisha u bënë aleatë.

Po çfarë përmban videoja që nuk u publikua?

Prapaskena mëson se në video shfaqen Shkëlzen Berisha dhe Fahri Balliu në zyrën e Dritan Prifit, në vitin 2010, kohë kur Prifti ishte ministër i Energjitikës.

Prifti kishte blinduar zyrën me kamera të fshehta, pre e të cilave ra edhe vetë Meta.

Në video shfaqen Shkëlzeni dhe Fahri Balliu duke bërë pazare me Dritan Priftin, për ndarjen e pasurive publike.

Shkëlzeni, si gjithmonë shfaqej në rolin e sekserit, duke u mundësuar një rrethi biznesmenësh tendera, leje minerale, licenca, koncensione, gurore etj., në këmbim të shumave të mëdha eurosh.

Në video, e cila është parë nga një rreth i ngushtë, sigurisht edhe nga vetë Sali Berisha, Shkëlzeni shfaqe i ulur në krah të Fahri Balliut, përballë Dritan Priftit, duke bërë pazare.

Në çdo fjalë që thonë, konsumojnë vepra penale. Që të tre diskutojnë për tendera, miniera, uzina për skrap etj., që duhet t’i marrin biznesmentë të caktuar, klientë të Shkëlzenit.

Pesë vjet më vonë, Meta i thotë Berishës në Kuvend: “….ti e di shumë mirë, dhe më the: “Shiko çfarë ka bërë ky budallai”. Ashtu më the! Më thoshe: “Ça t’i bëj këtij budallait se më turpëroi!”.

Pavarësisht këtyre elementëve, drejtësia nuk mori kurrë në pyetje Ilir Metën për fshehjen e një krimi, por as Shkëlzenin.

Ky i fundit po hetohet nga SPAK për Gërdecin, aferën CEZ dhe pastrim parash me boronicat në Gërdec, televizionin Syri etj.