osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpenzime miliona dollarë për drogë, eskorta dhe makina të shtrenjta? Djali i presidentit Biden mohon akuzat për evazion fiskal, avokati tregon arsyen e penalizimeve

Shpenzime miliona dollarë për drogë, eskorta dhe makina të shtrenjta? Djali i presidentit Biden mohon akuzat për evazion fiskal, avokati tregon arsyen e penalizimeve

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, deklaroi të enjten në një gjykatë federale në Los Anxhelos se është i pafajshëm për akuzat për mospagim taksash që kanë lidhje me marrëveshjet e tij të biznesit.

Këto marrëveshje janë bërë shkak edhe për një hetim që do të përcaktojë nëse ka baza për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Biden.

53 vjeçari Hunter Biden akuzohet se nuk ka paguar 1.4 milionë dollarë taksa nga viti 2016 deri në vitin 2019, ndërkohë që ka shpenzuar miliona dollarë për drogë, eskorta, makina të shtrenjta dhe shpenzime të tjera të larta. Ai përballet me deri në 17 vjet burg nëse shpallet fajtor.

I pyetur nga gjykatësi Mark Scarsi se si e deklaronte veten në këtë rast, ai u përgjigj: “I pafajshëm”. Gjykatësi caktoi 20 qershorin si datë gjyqi.

Abbe Lowell, avokati i djalit i zotit Biden, djalit të presidentit ka thënë se klienti i tij i ka paguar taksat e prapambetura dhe se po penalizohet për shkak të mbiemrit të tij.

Hunter Biden ka deklaruar gjithashtu pafajësinë për një çështje tjetër federale në Delaware, ku akuzohet se nuk kishte thënë të vërtetën për përdorimin e paligjshëm të drogës nga ana e tij kur bleu një armë.

Në të dyja rastet, akuzat u ngritën nga prokurori federal David Weiss, i cili ka bërë hetime për zotin Biden që nga viti 2019 dhe vitin e kaluar u emërua si prokuror i posaçëm.

Një gjykatës federal hodhi poshtë një marrëveshje të propozuar për pranimin e fajësisë verën e kaluar. Departamenti i Drejtësisë ka thënë se hetimi ndaj Hunter Bidenit është në vazhdim e sipër.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së po bëjnë presion duke kërkuar që Hunter Biden të ndëshkohet pasi nuk pranoi të dëshmojë me dyer të mbyllura në hetimin për të përcaktuar nëse ka bazë për një hetim për babain e tij

Hunter Biden ka ofruar të dëshmojë publikisht në hetim, por ligjvënësit e kundërshtuan një gjë të tillë.

Ai u paraqit papritur të mërkurën në Kongresin amerikan, duke shkaktuar reagimin e anëtarëve të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen të cilët debatuan me njeri- tjetrin dhe e qortuan atë për paraqitjen e papritur.
Learn more

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve pretendojnë se presidenti dhe familja e tij përfituan në rrugë të padrejtë nga veprimet politike të zotit Biden kur ai ishte në postin e nënpresidentit gjatë periudhës 2009-2017. Shtëpia e Bardhë dhe Hunter Biden i kanë hedhur poshtë akuzat.

Deri tani republikanër nuk kanë gjetur prova për shkelje nga presidenti Biden. Një anketë e agjencisë Reuters dhe kompanisë së sondazheve Ipsos, publikuar të mërkurën arrin në përfundimin se 44% e amerikanëve mendojnë se ndjekja penale e Hunter Bidenit është e motivuar politikisht, ndërsa 33% mendojnë të kundërtën. Nga ana tjetër, 56% e të anketuarve mendon se ai po merr trajtim të favorshëm nga prokurorët.