osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kreshnik Spahiu: Cilët janë tre liderët e ardhshëm të PS-së që po projekton Rama

Kreshnik Spahiu: Cilët janë tre liderët e ardhshëm të PS-së që po projekton Rama

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania ku tha se Blendi Gonxhe i cili sapo është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk është një emërim politik, pasi ai nuk është deputet i zgjedhur nga Partia Socialiste.

Sipas Spahiut, Rama e ka zgjedhur pasi i duhet të pastrojë ekipin e tij. Juristi Spahiu tha se Blendi Gonxhja është pjesë e trashëgimisë së re politike të Edi Ramës, dhe një nga tre figurat që do kenë peshën kryesore në 6-7 vitet e ardhshëm.

“Ramës i duhet që të zgjedh një ekip të ri. Blendi Gonxhja më shumë se sa një ministër i një super ministrie është projekt i ri i Edi Ramës për një nga tre figurat qendrore të kësaj partie. Rama po përgatit një lloj trashëgimie të re politike.

Në trashëgiminë e tij politike ai ka projektuar tre figura qendrore, tre figurat qendrore të ardhshme të Partisë Socialiste janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Blendi Gonxhja.

Unë këta shikoj për Partinë Socialiste e pas 6 apo 7 viteve si figura qendrore. Nuk e përjashtoj mundësinë që në fund të mandatit të Bajram Begaj, Edi Rama të largohet vetë nga kryeministër.

Unë parashikoj se Edi Rama nuk do të largohet nga kryeministër kur të bjerë Partia Socialiste, nuk do bëjë gabimin që bëri Sali Berisha, ai do largohet nga kryeministër kur socialistët të jenë në pushtet. Ai do krijojë stafetën politike dhe do spostohet kur socialistët të jenë në pushtet”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.